Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Giro d’Italia” në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur

2025/01/25 at 5:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Giro d’Italia” në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur

Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit, Enrico Della Casa, të cilit i dhuroi Kullën e Sahatit.

Ai siguroi se Tirana do të bëjë gjithçka që të shkëlqejë në organizimin edhe të këtij eventi dhe shprehu bindjen se kjo garë do jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos kryeqytetin në hartën e eventeve euro-çiklistike.

“Do bëjmë maksimumin që eksperienca e Tiranës, jo vetëm nga ana e infrastrukturës, por nga ana e kulturës, kulinarisë, artit, këtë vit që jemi edhe Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, të shkëlqejmë. Jam i sigurt se edhe Durrësi e Vlora, në segmentet që ata do përfaqësohen, do bëjnë maksimumin e tyre dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e të gjitha eventeve euro-çiklistike”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo frymë për të rritur numrin e pedaluesve në kryeqytet do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Unë ju konsideroj më shumë aleat, sepse me gjithë përpjekjet që kemi bërë për të rritur frymën e pedaluesve, çiklistëve, duke filluar që nga kopshtet me fëmijët e vegjël që mësojnë biçikletën, duke vijuar me shkollën e biçikletave që e kemi tek stadiumi, të mësojnë biçikletën, të jenë miqësorë me mjedisin, të jenë aktivë nga ana fizike, dhe qershia mbi tortë ishte lajmi që na u dha nga Kryeministri për ‘Giro d’Italia’ në Tiranë”, tha Veliaj.

Presidenti i Federatës Evropiane te Çiklizmit, Enrico Della Casa u shpreh se “Giro d’Italia” është një vitrinë shumë e rëndësishme, jo vetëm në aspektin sportiv, por gjithashtu në aspektin turistik, gastronomik dhe kulturor.

“Është një shkëmbim tejet i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Italisë, ndaj do të doja të falënderoja Tiranën për mikpritjen që ju do rezervoni për çiklizmin botëror. Jemi veçanërisht të lumtur, për faktin që ndodhemi këtu dhe të ndajmë me ju këtë moment. Është një projekt që do të vazhdojë gjatë dhe një vizion për çiklizmin. Duke parë qytetin tuaj, të projektuar me këto korsi biçikletash, do të thotë që jeni në rrugën e duhur, në rrugën e çiklizmit”, deklaroi Enrico Della Casa.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Tirana është kthyer në qytetin e parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare sportive.

“Tirana ka qenë qyteti që ka pasur aktivitete gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qyteti i parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare, sportive, asamble të ndryshme, siç ishte ajo e Solidaritetit Islamik dhe kampionatet. Është zhvilluar  maratona, një nga maratonat më të mëdha është futur në hartën e maratonave të botës; Taikwando, Kongresi dhe kampionati Botëror i Federatës së Mundjes dhe aktivitete pa fund. Çiklizmi në muajin maj do të sjellë  për herë të parë në Shqipëri “Giro d’Italia”, ku 200 televizione në mbarë botën do vijnë këtu, për të ndjekur këtë garë, sportistë të ndryshëm, personalitete ku Shqipëria do të jetë në gjithë mediat e botës. Ky është sporti”, deklaroi Ylli.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Erseka Solar Park, Rama: Do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje

Erseka Solar Park, Rama: Do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje

Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, zbardhen amendamentet e PD për buxhetin e vitit 2025

Rama mbështet krijimin e Shtetit Bektashi, Berisha: Thikë pas shpine ndaj besimit mysliman, akt anti-kombëtar

Shkëmbimi i dytë mes Izraelit dhe Hamasit, 200 të burgosur palestinez lënë burgjet izraelite

Shkëmbimi i dytë mes Izraelit dhe Hamasit, 200 të burgosur palestinez lënë burgjet izraelite

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com