Thierri, bashkëshorti i artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Saied, e cila u nda nga jeta disa muaj më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, i dedikoi disa fjalë prekëse në ditën e Shën Valentinit.
Teksa ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku të dy kërcejnë të lumtur, ai i thotë të dashurës së tij, gëzuar Shën Valetinin mes yjeve . Thierry thotë se vazhdon ti kujtojë momente që kanë kaluar bashkë.
“Më mungon shumë dashuria ime. Edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit mes yjeve! Të dua Hueyda.”, shkruan ai.
View this post on Instagram