Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gëzo o qiell…”, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodrës për Krishtlindje

2019/12/24 at 11:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gëzo o qiell…”, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodrës për Krishtlindje

Në prag të festës së Krishtlindjeve, arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Pult imzot Angelo Massafra dha një mesazh për të gjithë shqiptarët duke u ndalur në veçanti te tërmeti i 26 nëntorit.


Ai bëri apel që gjatë këtyre festave njerëzit duhet të tregojnë më shumë përkushtim ndaj besimit dhe të tregohen më shumë solidar duke respektuar dinjitetin e njëri-tjetrit.

“Urimi im nuk është thjesht një urim në kuptimin klasik të fjalës, por ai dëshiron të jetë edhe një nxitje e fortë drejtuar çdo personi vullnetmirë, me qëllim që Krishtlindja të sjellë ndryshime të vërteta dhe thelbësore: përndryshe, do të ishte një rast i humbur, një gënjim që i bëjmë vetes që, të verbuar prej dritave dhe ngjyrave të festës, nuk do të jemi të aftë të shohim praninë e Hyjit që na do, që do të mirën tonë dhe që na fton për ta bërë të mirën.”, shkruan në mesazhin e tij imzot Angelo Massafra.

Mesazhi për Krishtlindjen 2019 dhe të vitit të ri 2020:

“Gëzo o qiell, galdo o tokë, sepse Zoti po e ngushllon popullin e vet” (Is 49, 13)

Të dashur besimtarë,

Mesazhi që këtë vit dëshiroj t’ju drejtoj me rastin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri kushtëzohet prej ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti prej tërmetit të tmerrshëm që shkaktoi jo pak viktima e la pas plage e brishtësi për shoqërinë shqiptare. Megjithatë, edhe pse ka zbehur gëzimin e këtyre festave, nuk ka aq fuqi sa ta vrasë shpresën tonë. Le të mikpresim nxitjen e Palit apostull që të mos jemi të trishtuar si ata që nuk kanë shpresë (krh.1Sel 4, 13).

Si bashkësi katolike e dioqezës, jemi duke reflektuar gjatë këtij viti mbi rëndësinë që ka të jetuarit në Krishtin, të shoqëruar nga slogani paulin: “Që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gjui atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë” (Fil 2, 10).

Të jetosh në Krishtin do të thotë të kesh “po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus” (Fil 2, 5), domethënë: vetëdije për marrëdhënien birnore që na lidh me Hyjin Atin tonë; vlerësim i vetes si krijesa dhe si rrjedhojë në marrëdhënie me të ngjashmit tanë dhe me krejt krijimin.

Të gjithë i shohim gjestet e solidaritetit, që populli ynë ka bërë gjatë tërmetit të fundit, krahas solidaritetit që kemi marrë prej shumë Shteteve të tjera.

Por njëkohësisht të gjithë i shohim edhe gjërat negative që po ndodhin ne Vendin tone. Megjithatë,

Kush e di nëse katastrofa natyrore që na ka goditur një muaj më përpara nuk mund të shërbejë si “shkundje”, me qëllim që Shqipëria jonë t’i hapet një kohe ku interesi për të mirën e përbashkët të bëhet më i madh se ai për të mirën private,ku strukturat që janë krijuar për mbrojtjen e jetës të funksionojnë në mënyrë efikase dhe ku formimi i punonjësve, i teknikëve dhe i vullnetarëve në raste emergjencash të merret seriozisht?

Kush e di nëse gjithë kjo rrëmujë shoqërore që jemi duke përjetuar në këtë moment nuk favorizon formimin dhe specializimin në artin e politikës të personave pa interesa personale, por me një dashuri të madhe për Atdheun, të gatshëm për t’u vënë në drejtimin e Vendit?

Kush e di nëse largimi nga Vendi i shumë të rinjve dhe i shumë familjeje nuk është një rast për ata që qëndrojnë që ta rishikojnë gjendjen aktuale të vendit dhe ndërgjegjet t’i hapen një bashkëpunimi faktik mes qytetarëve dhe Shtetit për të përmirësuar realitetin ekzistues, duke ndalur këtë fluks që shprehimisht është duke varfëruar tokën tonë prej atyre energjive të reja dhe jetësore për të cilat ajo ka nevojë?

Hyji mund ta bëjë një gjë të tillë, por jo pa përgjigjen pozitive të bijve të vet. Qysh prej momentit të parë kur njeriu u shfaq në tokë, siç na thotë Shkrimi i shenjtë, Hyji ia besoi njeriut detyrën e mbarështuesit të saj(krh. Zan 1, 28); një detyrë prej të cilës askush nuk mund të ndihet i lënë jashtë apo i përjashtuar. Aq më pak, ne të krishterët!

Nuk ekziston asnjë kategori personash që nuk mund të japë kontributin e vet: secili për sa i takon dhe sipas mundësive të veta mund dhe duhet të ndihet bashkëpërgjegjës në mbarëvajtjen e Vendit; si fillim duhet të ndryshohen të gjithë ato qëndrime që e pengojnë Shtetit që të bëjë detyrën e vet: para së gjithash inati ndaj institucioneve, pastaj mendësia mafioze e shit-blerjes së favoreve, pasi një favor që më bëhet mua është një akt padrejtësie që i bëhet dikujt tjetër: me fjalë të tjera, është ajo që quhet “korrupsion”.Për këtë arsye, i ftoj të gjithë të krishterët që ta vlerësojnë këtë angazhim si një akt të vërtetë kulti kushtuar Hyjit.

Urimi im nuk është thjesht një urim në kuptimin klasik të fjalës, por ai dëshiron të jetë edhe një nxitje e fortë drejtuar çdo personi vullnetmirë, me qëllim që Krishtlindja të sjellë ndryshime të vërteta dhe thelbësore: përndryshe, do të ishte një rast i humbur, një gënjim që i bëjmë vetes që, të verbuar prej dritave dhe ngjyrave të festës, nuk do të jemi të aftë të shohim praninë e Hyjit që na do, që do të mirën tonë dhe që na fton për ta bërë të mirën.

Jezu Krishti, Hyji-me-ne, e bekoftë këtë tokë,i dhëntë asaj paqe e qetësi; i shëroftë të sëmurët tanë dhe zemrat e plagosura prej tragjedisë; pastë mëshirë për të vdekurit; qoftë udhëheqësi i mendjeve tona, zjarri që ndez zemrat tona, veçanërisht të atyre të rinjve që, të pashpresë, po kërkojnë diku tjetër realizimin e tyre; ne mënyrë qe te dashuruar me shume me Vendin tone te qëndrojnë këtu me qëllim që Shqipëria jonë e bukur të rindërtohet me bashkëpunimin dhe dashurinë e të gjithëve

Ju uroj Për shumë vjet Krishtlindjen 2019 dhe Gëzuar Vitin e Ri 2020 katolikeve, ortodokseve, te krishterëve dhe njerëzve vullnetmirë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Ismail Qemali: Rikthimi i Kushtetutës nga Sulltani, një fakt që do zgjasë

Ismail Qemali: Rikthimi i Kushtetutës nga Sulltani, një fakt që do zgjasë

“Rruga për zgjidhjen e krizës”,videomesazh i Bashës pas vizitës në Thumanë

"Rruga për zgjidhjen e krizës",videomesazh i Bashës pas vizitës në Thumanë

Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë

Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com