Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gërdeci”, SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun

2023/02/08 at 9:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gërdeci”, SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se Mediu akuzohet në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në Gërdec, ku në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, SPAK bën me dije se janë kryer veprime në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO”. Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal më vete për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e vendimit nr.205, datë 24.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (që ka vendosur revokimin e vendimit nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu), ka regjistruar procedimin penal nr.279 viti 2021 dhe ka kryer hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.279 viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

I pandehuri Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe V.K.M Nr.138, date 14. 03. 2007 “Per proçeduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te nje sasie municioni”, të cilat kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k.

Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.

Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal,”thuhet në njoftim./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Fjalët prekëse të vajzës në Siri që po mbronte të vëllanë nën rrënoja

Fjalët prekëse të vajzës në Siri që po mbronte të vëllanë nën rrënoja

Cilat vende “spiunon” Kina me balona?

Cilat vende "spiunon" Kina me balona?

Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Vokshi: Vetëm pushkatimi ju ka mbetur

Kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD, Vokshi: Vetëm pushkatimi ju ka mbetur

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com