Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun: Prokuroria me dëshmitarët e vet nuk po i japin asnjë të dhënë të re

2024/03/27 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, mungonin avokatët

Gjykimi për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun në lidhje me çështjen “Gërdeci” që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, është shtyrë.

i pranishëm në ambientet e GJKKO-së ka qenë edhe vetë Mediu, i cili pas shtyrjes së gjyqit ka thënë se prokuroria dhe dëshmitarët e thirrur për këtë çështje nuk po japin asnjë të dhëne të re.

”Është gjëja më e drejtë që të pyeten dhe nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë. Letërporosia është një akt formal dhe mendoj se ky proces ka nevojë për t’i shkuar procesit nëpërmjet pyetjeve. Besoj se kjo është rruga më e drejtë, e kërkuam edhe ne, edhe pala e viktimave dhe nuk e kuptoj pse nuk duhet bërë në këtë formë kur vetë drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë për t’u pyetur nëpërmjet video-konferencës.

Vazhdon një lloj gjyqi ku duket qartësisht se vetë prokuroria me gjithë dëshmitarët e vet nuk po i japin asnjëlloj të dhëne të re lidhur me procesin. Dëshmitarët e prokurorisë vazhdojnë të mbajnë qëndrimet për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon aspak procesin. Janë njerëz që kanë ekzekutuar, kanë qenë kontraktorë apo kanë bërë vendimet përsa i përket demontimit në Gërdec. Në gjithë këtë proces, mospërgjigjia e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, ka thënë Mediu.

Mësohet se në seancën e sotme në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”.

Ai refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji. Më pas avokatët dhe prokuroria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur.

Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdari dhe Luan Hoxha. Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur, ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi.

Fatmir Mediu i ka kërkuar gjykatës të sqaronte vendimin që ka marrë për mënyrën e marrjes së dëshmive të shtetasve amerikan me videokonferencë, ndërsa gjykata tha se deri më tani është në fuqi vendimi që dëshmia e tyre të bëhet me letërporosi.

Seanca e radhës për çështjen “Gërdeci” u caktua të mbahet më 9 Prill në orën 09:00.

Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Trafiku i armëve/ Ish-policja e burgjeve: Nuk kisha dijeni për kallashnikovët në BMW

Trafiku i armëve/ Ish-policja e burgjeve: Nuk kisha dijeni për kallashnikovët në BMW

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Tre ekspertë rikthehen sot në vendngjarje për të ndërtuar skenën e krimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Tre ekspertë rikthehen sot në vendngjarje për të ndërtuar skenën e krimit

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Autor i një vrasjeje në vitin 2016, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com