Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se 5 ekspertët kishin dorëzuar në gjykatë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga prokuroria dhe nga avokatët, por të dyja palët kanë kërkuar kohë që të njihen me këto përgjigjie.
Gjykata pranoi kërkesën e tyre duke e shtyrë seancën për në datën 11 Shtator ora 10:00.
Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.