Ish-drejtor i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të gjykatës, ka deklaruar se përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit janë Forcat e Armatosura dhe kompania kontraktore.
Sipas Pinarit, Forcat e Armatosura dhe kompania nuk zbatuar rregullat që i ishin përcaktuar në kontratë.
“Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e tyre të të operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë”, deklaroi ai për mediat pasi dëshmoi në seancën e sotme gjyqësore.