Këtë të mërkurë pritet të mbahet seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për tragjedinë e Gërdecit.
Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë do të vijojë marrja në pyetje e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë.
Ndërkaq, ish-ministri Mediu është parë i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa pas pak pritet të nisë seanca.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.