Gjykata e Posaçme ka pranuar të thërrasë si dëshmitarë të prokurorisë Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të pyeten 71 dëshmitarë nga të cilët 52 janë dëshmitarë ndërsa 19 prej tyre janë persona që kanë qenë të pandehur në gjyqin e parë.
Gjithashtu është thirrur të dëshmojë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.
Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës.
Do të jetë hera e parë që djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci./Opinion.al