Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, emëroi një panel ekspertësh për të hetuar rolin e Francës në genocidin e Ruandës, 25 vjet më parë. Rreth 800,000 qytetarë të Ruandës, shumica nga komuniteti pakicë Tutsi, u vranë nga ekstremistët etnikë Hutu gjatë 100 ditëve, më 1994.
Ruanda e akuzoi Francën për pjesëmarrje në vrasjet masive – akuzë kjo e mohuar në mënyrë të përsëritur nga Parisi. Sipas Ruandës, Franca i injoroi shenjat paralajmërues dhe i trajnoi milicitë që i kryen sulmet, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Çështja i ka tensionuar prej kohësh marrëdhëniet midis dy vendeve. Ekspertët tani do të konsultojnë arkivat për të analizuar rolin e Francës.
Ata do të kenë qasje në dokumentet presidenciale, diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës, tha përmes një deklarate zyra e Macronit./Opinion.al