Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë shpallur vendimin se ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai është dënuar me 40 vjet burg.
Gjykata tha se si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, Karaxhiç në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra
dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.
Kjo ishte masakra më e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë thënë gjithashtu se lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është
përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe përndjekje, në komunat e Bosnjës, një nga dy akuzat kryesore me të cilat ai përballej.
Ai është liruar nga akuza për gjenocid, në ndërlidhje me komunat. Kjo akuzë e dytë për gjenocid akuzonte Karaxhiqin për udhëheqjen e një
fushtate, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë, si dhe kroatëve, nga të gjitha qytetet në vend. /Evropa e Lire