Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gënjeshtar dhe politikanët

2016/07/11 at 11:35 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gënjeshtar dhe politikanët

Nga Joseph Nye*


Ky sezon zgjedhor u shënua nga akuzat e shpeshta për mungesë sinqeriteti. Gjatë debatit “Brexit” të Britanisë, secila palë akuzoi tjetrën për shtrembërim të së vërtetës, ndërsa shpejtësia me të cilën kampi “Të largohemi” mohoi premtimet e fushatës dhe pretendimet e kampit “Të qëndrojmë” janë bërë realitet, sugjeron se cili po thoshte të vërtetën. Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kandidati për të nominuarin Republikan, rrallë iu referua konkurrentit të tij më të ngushtë në fazën e parë pa e quajtur “Gënjeshtari Ted Cruz”.

Ngjashmërisht, Trump rrallë e humbet mundësinë për t’iu referuar Hillary Clinton, kandidates demokrate, pa i bashkangjitur prefiksin “E pandershme”. Kur ajo së fundmi mbajti një fjalim të kujdesshëm mbi politikën e jashtme, Trump iu përgjigj duke e quajtur “gënjeshtare të klasit botëror”. Por, sipas PolitiFact, një organizate fituese e çmimit Pulitzer që kontrollon vërtetësinë e deklaratave politike, 60 për qind e pretendimeve të Trump, të hetuara që nga fillimi i fushatës së tij janë cilësuar si të gënjeshtërta, përkundrejt 12 për qind të pretendimeve të Clinton.

Disa cinikë i shohin këto diskutime mes kandidatëve si sjelljen tipike të politikanëve. Por kjo është shumë e cekët, sepse shpërfill pyetjet e rënda që lidhen me ndershmërinë që duam te liderët politikë dhe vërtetësinë e diskursit tonë politik.

Në fakt, ne mund të mos duam që liderët politikë të na thonë të vërtetën lakuriqe gjatë gjithë kohës. Në kohë lufte ose gjatë operacioneve kundër terrorizëm, mashtrimi mund të jetë një kush i nevojshëm për fitore ose sukses – që është qartazi në interesin tonë.

Rastet e tjera janë më pak dramatike, por jo më pak të rëndësishme. Ndonjëherë, liderët politikë kanë objektiva të ndryshme nga ato të pjesës më të madhe të mbështetësve të tyre; në vend që të zbulojnë ndryshimet, ata i mashtrojnë mbështetësit. Kur veprime të tilla janë për t’i shërbyer më mirë vetes, si në rastet e korrupsionit apo kënaqjes së egos personale, censura morale është e lehtë dhe e përshtatshme. Përkundrazi, liderë të tjerë me objektiva të ndryshëm nga mbështetësit e tyre investojnë shumë në edukimin e atyre që do t’i kundërshtonin ata për të parë një pikëpamje krejt tjetër.

Në disa raste, liderët e shohin të pamundur të edukojnë në kohë mbështetësit e tyre ose këta të fundit janë shumë të përçarë për të arritur një konsensus që do të sjellë veprimin kolektiv. Në rrethana të tilla, disa liderë mund të ndërmarrin një pikëpamje paternaliste dhe të vendosin t’i mashtrojnë mbështetësit e tyre për atë që ata e shohin si të mirën më të madhe.

Për shembull, në këtë mënyrë lideri i Senatit, Lyndon B. Johnson mashtroi mbështetësit e tij jugorë në mënyrë që të kalohej akti i të drejtave civile në 1957. Charles de Gaulle nuk e zbuloi strategjinë e tij për pavarësinë algjeriane kur erdhi në pushtet në 1958 sepse ai e dinte se nëse e bënte këtë do ta çonte në dështim. John F. Kennedy e gënjeu publikun rreth tërheqjes së armëve bërthamore amerikane nga Turqia në marrëveshjen që i dha fund paqësisht Krizës Kubaneze të Predhave në 1962.

Për më tepër, Franklin D. Roosevelt e gënjeu publikun amerikan rreth një sulmi gjerman mbi një luftanije amerikane, në përpjekje për të kapërcyer rezistencën izolacioniste për t’i ardhur në ndihmë Britanisë përpara Luftës së Dytë Botërore. Dhe Winston Churchill dikur tha se e vërteta mund të jetë “aq e çmuar saqë duhet shoqëruar gjithnjë me një truprojë gënjeshtrash”.

Fakti që ndonjëherë qëllimi i liderëve mund të justifikojë shkeljen e normave rreth ndershmërisë nuk nënkupton se të gjitha gënjeshtrat janë të barabarta ose që ne duhet ta ndërpresim gjykimin tonë moral në raste të tilla. Mashtrimi Makiavelian është shpesh pjesë e një strategjie, për shembull, në nxitjen e një grupi që të pranojë objektiva të rinj. Por qëllimet kanë rëndësi. Mashtrimi që është krejtësisht për përfitime vetjake kthehet nga një strategji që mund t’i sjellë përfitime të tjerëve në një manipulim egoist.

Edhe nëse pranojmë se mashtrimi ndonjëherë është i nevojshëm, ne ende mund të ngremë pyetje rreth rëndësisë së objektivit, ekzistencës së mjeteve alternative për ta arritur atë, nëse mashtrimi mund të kthehet në precedent ose shembull, dëmit që i bëhet viktimave dhe llogaridhënies së mashtruesve (nëse sjellja e tyre mund të zbulohet dhe shpjegohet më vonë). Në librin e tij Kur Presidentët Gënjejnë, historiani Eric Alterman arrin në përfundimin se gënjeshtrat presidenciale “në mënyrë të pashmangshme kthehen në mostra që mbysin krijuesit e tyre”.

Dhe presidentët mund të kenë krijuar precedentë të këqij. Kur Roosevelt gënjeu rreth sulmit gjerman mbi luftanijen Greer në 1941, ai e uli pengesën për mashtrimin e Johnson për një sulm të Vietnamit Verior mbi flotën amerikane, që çoi në Rezolutën e Gjirit Tonkin në 1964.

Është shumë e lehtë që liderët të bindin veten se po thonë një gënjeshtër të bardhë për të mirën e mbështetësve të tyre, kur në fakt po gënjejnë thjesht për voli politike dhe personale. Kjo e bën akoma më të rëndësishme në një demokraci që të jemi të kujdesshëm në ekzaminimin e natyrës së lëshimeve mes synimeve dhe mjeteve që liderët përdorin. Mund të ketë raste të caktuara në të cilat ne mund të pranojmë gënjeshtra nga liderët tanë politikë, por raste të tilla duhet të mbeten të rralla dhe subjekt i analizimit me kujdes. Përndryshe, ne pengojmë bazën e demokracisë sonë dhe ulim cilësinë e diskursit tonë politik.

*ish-zëvendës sekretar shteti, akademik amerikan



Ju sugjerojmë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë
Bota

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

12 Qershor, 2025 9:02 am
Historia e të shtënave me armë në shkolla
Bota

Historia e të shtënave me armë në shkolla

12 Qershor, 2025 8:57 am
Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj
Bota

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

12 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

12 Qershor, 2025 8:42 am
PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

12 Qershor, 2025 8:35 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 12 Qershor 2025

12 Qershor, 2025 8:17 am
Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Para
Elvana Gjata rrëfen dashurinë e komplikuar në një këngë

Elvana Gjata rrëfen dashurinë e komplikuar në një këngë

Video/ Emocionuese, vogëlushi portugez përqafon tifozin e përlotur francez

Video/ Emocionuese, vogëlushi portugez përqafon tifozin e përlotur francez

Laprakë/ Rrahu barbarisht ish-të dashurën, nuk pranonte të ribashkohej

Laprakë/ Rrahu barbarisht ish-të dashurën, nuk pranonte të ribashkohej

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë
12 Qershor, 2025

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. Kancelari...

Lexo më shumë

Historia e të shtënave me armë në shkolla

Historia e të shtënave me armë në shkolla
12 Qershor, 2025

Të shtënat me armë në shkolla, universitete dhe qendra rinore në Evropë mbeten të rralla krahasuar me SHBA. Por sulmet...

Lexo më shumë

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj
12 Qershor, 2025

Ekstremistët nga e djathta dhe e majta në Gjermani po shtohen, ndërsa ekstremistët janë gjithnjë e më të rinj. Po...

Lexo më shumë

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
12 Qershor, 2025

Është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë autori i vrasjes së 65-vjeçar në fshatin Xibër të Klosit. Mësohet se arrestimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com