Këngëtari shqiptar Genc Prelvukaj nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e ndjekësve të tij, për fotot ku shfaqet me partneren Eni Koçi duke bërë shëtitje të hipur mbi një elefant në Tajlandë.
Shumë prej komentuesve e kanë kritikuar për të mbrojtur të drejtat e kafshëve atje.
“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe nuk duhet t’ju bëjnë juve xhiro anembanë”, i shkruan njëra nga fanset, së cilës Genci ka vendosur t’i përgjigjet personalisht.
Ai kujton arsye të tjera akoma më të rëndësishme për të cilat duhet të shqetësohen shqiptarët, si dhuna ndaj grave apo varfëria, në vend të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Azi.
“Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike, me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë, me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit,e të tjera e të tjera, shqiptarët merren me mbrojtjen e të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, shkruan Genci.