Eliminimi i Shqipërisë nga kampionati Europian nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport” shkruan se humbja e “axurrëve” ndaj Irlandës nuk rëndoi mbi trajnerin De Biasi, pasi eliminimi i kuqezinjve kishte ardhur më herët me barzimin mes Hungarisë dhe Portugalisë (3-3).
“Gianni De Biasi po mësonte se si të shkruante emrin e heroit vullnetar, Balazs Dzsudzsak, por Cristiano Ronaldo u zgjua me dy golat e tij duke thyer ëndrrën e trajnerit dhe e të gjithë popullit shqiptar që gjithsesi, do të vinte pas fitores së Irlandës ndaj Italisë. Mungesa e fitores së Hungarisë ndaj Portugalisë, kishte vulosur lamtumirën e shqiponjave nga Europiani”,-shkruan gazeta italiane., transmeton Panorama Sport.
Ndërsa shton se në klasifikimin e më të mirave të vendeve të treta, Shqipëria e mbyll e fundit bashkë me Turqinë.
E përditshmja italiane bën edhe një përshkrim të shkurtër të suksesit të kuqezinjve të arritur për herë të parë në filanet e një europiani, duke përmendur golin e Sadikut që i dha fitoren Shqipërisë në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.