Deputetet e opozitës Valdete Bajrami, Besa Baftiu dhe Time Kadriaj kanë hyrë brenda sallës rezervë të Kuvendit ku po mbahej seanca plenare. Ka qenë vetë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka dalë për t’i marrë brenda deputetet e opozitës, ndërsa ato pa humbur kohë kanë gjuajtur një bombolë të gazit lotsjellës.
Kaos i jashtëzakonshëm është shkaktuar në sallë, ndërkohë që deputetët dhe gazetarët po provonin të dilnin sa më shpejtë nga aty.
Seanca është ndërprerë përsëri.