PRISHTINE- Tensione sërish në Prishtinë. Parlamenti shpërndahet sërish vetëm disa sekonda pasi deputetët zunë vendet e tyre në sallë. Edhe pse nën kontrolle të ashpra, deputetët e opozitës arritën sërish ta dështojnë këtë seancë që kishte në fokus buxhetin e shtetit për vitin 2016.