Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarja Smajloviç nga Beogradi: Si i raportojnë mediat serbe shqiptarët e Kosovës

2016/11/07 at 10:54 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gazetarja Smajloviç nga Beogradi: Si i raportojnë mediat serbe shqiptarët e Kosovës

 Çdo pushtet është dashur të llogarisë në fuqinë e “Politikës”


Kur Batoni thotë “demokraci të re me gjuhë dhe diskurs të vjetër nuk bëhet”, shpresoj se nuk sugjeron që në këtë demokraci të re të mos ketë vend për “Politikën” që ekziston tashmë 112 vjet, respektivisht që në demokracinë “e re” e gjithë historia e “Politikës” të mbahet mend vetëm sipas rubrikës “Odjeci i reagovanja”.

Shkruan: Ljiljana Smajlovic

Me kënaqësi e kam pranuar dialogun me Batonin, të cilin e njoh vetëm nga emri. Më pëlqen shkëmbimi i mendimeve, nuk hezitoj nga konfrontimi, ndërsa nga natyra nuk jam shpirtngushtë. Nëse unë e Batoni nuk mund të nisim një dialog të ndershëm e konstruktiv, kush mundet? Jemi kolegë, pranojmë parimet profesionale anglosaksone, e në momentet kyçe që të dy kemi punuar ne medie të pavarura të financuara nga Perëndimi. E njohim argumentimin, gjuhën dhe zakonet e shteteve që kanë pasur ndikim kryesor në fatin e mëmëdheut tonë të dikurshëm të përbashkët.

I mirë është edhe propozimi i Batonit për të filluar nga gjuha, respektivisht mënyra e të folurit të serbëve për shqiptarët dhe shqiptarëve për serbët. Ai thotë që pas luftës nga mediat kosovare është larguar gjuha e urrejtjes, racizmit dhe paragjykimeve ndaj serbëve, ndërsa pastaj thotë që mediat beogradase në këtë kontekst janë prapa mediave në Kosovë dhe nga unë kërkon të sqaroj arsyet e dominimit të diskursit të ashpër ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në publikun serb.

Për mua kjo është risi; që mediat kosovare shkruajnë pa paragjykime dhe urrejtje për serbët, por nuk e di gjuhën shqipe andaj nuk jam në gjendje të verifikoj këtë pohim. Batoni ka një përparësi krahasuar me mua: ai mund të lexoj shtypin serb, unë nuk mundem atë në shqip. Shpresoj se ai nuk do ta thotë që unë, si serbe menjëherë po ankohem për pozitën jo të barabartë! Jo, unë me të vërtetë ja kam zili. Me kujtohet kur në vitin 1989, gjatë punës gjashtëmujore në rubrikën e qytetit të një gazete amerikane në Klivlend, e takoja Dimitër Rupelin, i cili asokohe qëndronte në Amerikë si stipendist, i cili më pastaj u bë ministri i parë i Sllovenisë i Punëve të Jashtme. Në muajt e parë të qëndrimit të përbashkët në Ohajo insistonte që të flasim anglisht pasi unë refuzoja ta dëgjoja në sllovenisht, gjuhë të cilën nuk isha në gjendje ta përcjellja me kuptim të mjaftueshëm. Pastaj kapitulloi: ishte mërzitur me Miduestin amerikan përderisa në Jugosllavi zhvilloheshin ngjarje ngazëlluese për të cilat donte të fliste me të njohur, prandaj më ftoi në drekë gjatë të cilës menjëherë kaluam në serbisht. Por fillimisht me një ton shumë serioz më tërhoqi vërejtjen: “Vetëm ta dini, nëse mbesim në shtetin e përbashkët, me të vërtetë duhet të mësoni sllovenishten”. Unë në atë kohë isha më se bindur që zotëri Rupel disi është një separatist qesharak dhe që ne me siguri do të mbesim në shtetin e përbashkët, por u bë më se e qartë për mua që në një gjë ka të drejtë: në shtetin e përbashkët duhet ta mësojmë gjuhën e njëri-tjetrit.

Kërkoj falje për digresion, por nga kjo miqësi në një vend të huaj kam mësuar që problemi me paragjykimet qëndron në atë që njeriu nuk është i vetëdijshëm për paragjykimet e veta, ndërsa të huajat i vëren menjëherë. E kam të lehtë të pajtohem me Batonin që fjalët e ashpra dhe retorika e vrazhdë prodhojnë realitetin e vet, respektivisht që përdorimi i përhershëm i terminologjisë së vjetër shpie në rikthimin e po atyre konflikteve të vjetra. Por në artikullin e Batonit ma tërheq vëmendjen mungesa e një fjale të vjetër dhe për mua shumë të rëndësishme, respektivisht një emri. Flas për “Politikën” e Beogradit.

Lexuesi ndoshta nuk e di, prandaj në fillim të dialogut dua ta sqaroj. Jam e lindur në Sarajevë, kam punuar në “Oslobođenje” (sh.p. Çlirimi) në Sarajevë, fillimi i luftës qytetare në Kroaci më zuri në vendin e korrespodentit të “Oslobođenje” nga Brukseli. Nuk desha të qëndroj jashtë vendit dhe u ktheva në Jugosllavi, ku në janar të vitit 1993 gjeta një vend pune në “Vreme” (sh.p. Koha) opozitare, e më pastaj kam kaluar në “Evropljanin” (sh.p. Evropiani) të Sllavko Quruvias, e pas vrasjes së tij në “NIN”, për të cilin kam raportuar për gjykimine Sllobodan Millosheviqit nga Haga. Të gjitha redaksitë e mia beogradase ishin anti-millosheviqiane, por si kurorë të karrierës sime e konsideroj kohën të cilën, pas 5 tetorit, në dy raste e kam kaluar në krye të “Politikës”. Nuk e kam lejuar cenimin e politikës sime redaktuese prandaj më kanë shkarkuar dhe larguar nga puna, por pa marrë parasysh këto mossuksese, ishte nder i veçantë të jem redaktore kryesore e “Politikës”.

Po e përmend këtë, pasi Batoni ka të drejtë kur thotë që përzgjedhja e fjalëve nga ana jonë tregon shumë për qëllimet tona të vërteta. Përdorimi i termeve të caktuara është indikator i shkëlqyer i një politike dhe kufiri deri të cili është e gatshme të shkoj, por besoj që do të pajtohemi që shumëçka mund të kuptohet edhe nga tejkalimi dhe mos përmendja. Pse Batoni në vitin 2016 shmanget që të përmend “Politikën” me emër? Pse e përmend vetëm si skenë të famëkeqes “Odjeci i reagovanja” nga koha e Millosheviqit?

Ndoshta edhe gabohem, por më duket që redukcionizmi i tij ndoshta nuk është vetëm reflektiv. E kuptoj shijen e hidhur të cilën “Politika” nga koha e “Odjeci i reagovanja” e ka lënë në Kosovë, nuk e nënçmoj. Ndër të tjera, më kujtohet edhe habia ime diku nga mesi i dekadës së kaluar, gjatë mandatit të parë në “Politika”, kur kisha kuptuar që korrespondenti i dikurshëm i “Politikës” në Kosovë, Zejnel Zejneli, fare nuk e përdorte gjuhën shqipe, që e njihte fare pak dhe se prandaj nuk mundet të përcjell dhe mbuloj shtypin shqiptar në Kosovë; gjë që ishte detyra e punës të cilën e kisha menduar për të në kohën e ekzilit nga Kosova.

Por kjo prapë nuk nënkupton që 112 vjet të ekzistimit të gazetës më të rëndësishme serbe duhet të nivelohen me “Odjeci i reagovanja“. Shpresoj që dy gazetarët do të pajtohen me këtë shumë lehtë. Gazeta të cilën Ribnikarët e kishin themeluar në vitin 1904 që moti është bërë e pandashme nga kombi, fatin e ashpër e të cilit e ndan më shumë se për një shekull, ndërsa ka edhe mendime që Serbia vetëm me “Politikën” është bërë “një komb i vërtetë politik”. Një gazetë e madhe është mrekulli e rrallë botërore, nuk e kanë të gjithë, e kjo gazetë nuk është shtypur vetëm kur Serbia ishte mundur ushtarakisht, ndërsa kryeqyteti i ishte okupuar dy herë. Një gazetë e tillë paraqet të mirën kombëtare, në pronësi të kujtdo qoftë, e kjo është aksioma të cilës në rastin e “Politikës”, së paku deri në një masë, i janë përmbajtur madje edhe komunistët, të cilët kanë qeverisur pa opozitë.

Çdo pushtet është dashur të llogarisë në fuqinë e jashtëzakonshme të “Politikës” mbi imagjinatën morale të kombit serb. Nganjëherë trajtohej si ferrë në sy, e gjithmonë si plaçkë e dëshirueshme. Identifikimi i Serbisë me “Politikën” është ngulitur aq thellë në nënvetëdijen kolektive të popullit sa që sjell pasoja edhe të papritura edhe jo gjithnjë të lumtura. I shtyn njerëzit ta duan – ose assesi, me të vërtetë assesi, ta mos e duan. Lexuesit më vështirësija falin gabimet. Në kohen pa konkurrencë, kur në Serbi në disiplinën e bërjes së gazetës serioze më askush fare nuk garon, një publik kaq kërkues është më i vlefshëm edhe se sa vet miti neoliberal i tregut të lirë. Madje, as sot nuk mund të gjeni diçka më të mirë në kioskënë Serbi.

Ma merr mendja që Batoni edhe “Politikën” e ka futur në mesin e mediave serbe që në përgjithësi i përmbahen diskursit të ashpër ndaj shqiptarëve. Nuk e mohoj. Fatkeqësisht, ne jemi larguar aq shumë saqë mediat serbe për shqiptarët e Kosovës raportojnë gati vetëm në kontekstin e sulmit ndaj qytetarëve dhe pronësserbe si dhe mosndëshkimin e kryesve, dëmtimin e varrezave serbe, paraburgimin e padrejtë e të gjatë të Olliver Ivanoviqit, rrezikimin e manastireve, mbivotimin e serbëve në parlament, mosplotësimin e detyrimeve ndaj pakicës serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit …

Por, kur thotë se “demokraci të re me gjuhë dhe diskurs të vjetër nuk bëhet”, shpresoj që Batoni nuk po sugjeron që në këtë demokraci të re të mos ketë vend për “Politikën” 112 vjeçare, respektivisht që në demokracinë “e re” e gjithë historia e “Politikës” të mbahet mend vetëm sipas rubrikës “Odjeci i reagovanja”.

Le të jetë kjo pyetja ime për Batonin.

(Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj)

Etiketa: beogradgazetarjakosoveshqiptare


Ju sugjerojmë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Para
Ja biznesi më fitimprurës në Shqipëri

Ja biznesi më fitimprurës në Shqipëri

Të arrestuarit për terrorizëm, të lidhur me Lavdrim Muhaxherin

Të arrestuarit për terrorizëm, të lidhur me Lavdrim Muhaxherin

Ja sa milion euro në vit paguan taksa biznesmeni Saimir Mane

Kjo është historia e milionëshit të parë e fituar nga biznesmeni Samir Mane
















TE FUNDIT

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com