Gazetari kontrovers maqedonas i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, Milenko Nedelkovski në profilin e tij në Facebook, sërish doli hapur me përçmim ndaj shqiptarëve.
Kësaj radhe duke u kapur me talentin shqiptar të futbollit botëror, Shkodran Mustafi, shkruan “Zhurnal.mk”.
Më poshtë shkrimi i tij skandaloz, ndaj futbollistit, Shkodran Mustafi.
”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari.
Por pas raportimeve për gjuhë të urrejtjes, ka mbërritur raport nga Facebook Community Standards, ku thuhet se fotografia është larguar.
“E kemi shqyrtuar raportin tuaj për ngacmim. Pasi ka thyer rregulloren tonë për standardet shoqërore, ne e kemi larguar fotografinë. Ju faleminderit për raportimin.
Ia kemi bërë me dije Milenkos se e kemi larguar fotografinë por nuk i kemi treguar për personin që ka raportuar”, shkruhet në raportin e Facebook Community Standards.