Nga Flutura Zhupa
SOT NE ROYAL FREE HOSPITAL!!!
Mengjeset zakonisht me gjejne pa fjale deri sa te pi kafen e pare, por sot e shtonte dozen e heshtjes dhe fakti qe me duhej te isha ne Royal Free Hospital per CT skanin e rradhes.
Kembet ndalen ashtu te ngadalesuara para nje kompjuteri I cili zevendesonte recepsionistin per pranine time ne spital. Mora goten e ujit te cilen isha e detyruar ta pija dhe u ula duke menduar qe kujt i kishte ardhe rradha te hiqej nga puna mbas gjithe ketyre zevendesimeve elektronike?!
Salla ishte mbushur plot dhe secili ne hallin e tij. Dikush per X-ray, dikush per eco e dikush per CT scan! U ula larg te gjitheve ….mbas 30 min dhe 6 gotave uji, degjoj emrin tim.
Kapercej pa vemendje disa dyer te hapura dhe arrij tek vendi ku kam hyre e dale aq shume per 8 vjet dhe di cdo gje sy mbyllurazi.
Isha jo vec e heshtur por dhe nervoze…..nga rutina e mendimeve me shkeputi Anisa, vajza ime qe ndodhet jashte Anglise, e cila po pyeste per dicka te veten duke harruar se une sot isha ne spital, dhe une duke mos ja kujtuar fare se s’ja kisha ngenesot asaj .
Vazhdoja te shkruaja ne whatsapp …Here pas here hidhja syte nga karriket roze ku tashme priste nje grup I vogel njerezish qe kishin rradhen per te vene kanjulen dhe per te bere CT scan-in.
Dy femra qe ngjanin si dy pika uji me terhoqen vemendjen, Ishin nene e bije dhe shume simpatike, me ngjyre te njejte flokesh dhe te krehura po me te njejtin stil. …Syte e tyre qe ishin shume te bukur e qe flisnin shume, ishin te frikesuara….
Ehhhh thashe me vehte, kush nga ato te dyja ka hall?!!! Nderkohe qe vazhdoja komunikimin me Anisen vemendja ime ishte dhe tek ato te dyja….Degjohet nje emer qe therret infermieri per kanjulen. Ishte vajza e re !!! Fuck it, thashe….me mire te kishte qene e ema….me pak vuajtje per te dyja…..Ndersa komunikoja me telefonin mendja u ngul tek vajza e re….
Nene e bije ishin tmerr te shqetesuara. Harrova vehten…Shoh qe nena e vajzes afrohet dhe me pyet:
Perse eshte kjo gjilpera ne krah?… nderkohe vajza re filloi te qante. Ishte panikuar per vdekje. Lashe nenen e vajzes ne kembe dhe afrohem tek ajo, tek ajo qe me beri zemren cope.
Lotet I shkonin qurk dhe mundohej ti fshinte me nje leter e cila ishte bere qull.
Cfare ke zemer, I them vajzes. Me nje anglishte te cale me thote qe: Jam nervoze… E perkedhela , si shikoja dot syte e saj te bukur qe qanin, sy qe kerkonin ndihme nje personi si mua qe kisha 4 ore, qe nga zgjimi, qe nuk flisja….
U perpoqa ti tregoja qe kanjula ishte nje procedure nga ku futej iodine per te bere nje ndricim me te mire te organeve dhe asgje tjeter!
I tregova qe une kisha 8 vjet qe hyja e dilja ne kete dere, I tregova qe isha diagnostikuar 2 here me kancer dhe ja ku isha, I thashe se ti je si zemer dhe eshte thjeshte nje kontroll, (nje kontroll urgjent ne fakt????) Nderkohe qe syte e saj qeshen , u thirr emri im per CT skan-in, dhe pa mbyllur deren u degjua dhe emri saj…Mbarova dhe dola me shpresen ta shikoja vajzen dhe nenen, por ato I priste mjeku urgjent per ti dhene me shprese te zotit lajmin e mire. S’mund ta mendoja qe mund te ishte ndryshe per nje vajze 22 vjecare.
Hapat e mi te ngadalte dhe heshtja ime do te vazhdoje deri te merkuren kur une te takoj mjeken time, e te degjoj lajmin tim…nderkohe Anisa vazhdonte te ishte ne whats app …
NJE PRITJE E GJATE NE ROYAL FREE HOSPITAL, LONDON
Rruga per te shkuar ne Royal Free Hospital eshte e gjate dhe shume e bukur.
Ajo kalon pothuajse e gjitha perbri njerit nga parqet me te bukura dhe te medha ne Londer, Hampsted Heath Park. Zakonisht me duket sikur notoj ne kete rruge e sidomos diteve si kjo qe zhytem ne thelellsine e mendimeve te mia deri sa arrij tek Spitali.
Nje tak tak e ke gjithmone ne koke! A do kthehem me buzeqeshje rruges ne kthim?! Zakonisht ne te tilla takime te rendesisheme me mjekun te gjithe shkojne me nje shoqerues, por une e shmang kete gje shume.
Sapo hyra ne oborrin e spitalit zakonisht e pershendes , “Hello my friend” , a thua se marr nje pergjigje prej tij.
Salla e pritjes eshte e mbushur plot, por nje sy I mesuar shpejt kupton kush jane pacientet dhe kush shoqeruesit.
Te gjithe pacientet jane me koke te ulur ose me nje veshtrim drej koridorit ku hapen e mbyllen dyert e mjekeve, kurse shoqeruesit jane duke folur pa pushim me ta a thua se nuk kuptojne qe pacienteve (te dashureve te tyre) nuk ju intereson asgje se cfare po flitet….
Une qesh dhe ulem duke bere njelloj si pacientet e tjere…. Eshte e cuditeshme se kur ulem te pres merrem me te gjitha levizjet e mjekeve dhe infermiereve. Nga ecja tyre kupton gjithcka….
Flutura, degjoj zerin e recepsionistes, takimi yt eshte anolluar per sot.
Shtang dhe I them: Me fal po s’kam asnje dijeni….Hem, ok….We sort iit out , just wait for us…..Mendja sigurisht fluturon me te qindat e sekondave gjithandej….Pse?!
Dhe instiktivisht kerkoj te lexoj jo vetem ecjen tashme te mjekeve por dhe levizjen me te vogel te tyre. Shume here mendoni qe une jam pesimiste.
JO…por s’eshte e lehte qe cdo gjashte muaj duhet te shkosh dhe te te japin mandatin per vazhdimin e gjashtemujoreshit tjeter …. Ankthi pritjes ishte I madh….
Me mundonte fakti ne rastin e nje lajmi te keq si do perballoja femijet dhe Kastriotin???Me ne fund erdhi casti im….
Mrs Gjeli, degjova zerin e mjekut I cili ishte I ri per mua, se kisha takuar asnjehere. Shume I edukuar , mu prezantu e me tha qe ai ishte mjeku qe do te merrej me mua sot.
Duke pare shikimin dhe shprehjen time si te nje zogu pa koke tek ecnim gjate kooridorit per tek dhoma e tij me tha: Aaa…You look well so far.
Buzeqesha dhe I thashe: Faleminderit , por ishte nje ze qe se njifja, isha e mekur….
Pasi mbarova viziten dola nga dhoma dhe telefonaten e pare si zakonisht ja bej Kastriotit: Une- Alo o zemer, mbarova viziten.Ai: O jete me thuaj, megjithese nuk dyshoj.
Une: Skaneri perfekt, vatrat e mia s’kane ndryshuar fare dhe ska asnje zhvillim tjeter.
Ai: Faleminderit Zot. Tushi te kam thene, une kam bere nje marreveshje me Zotin!
Sa here mbas vizitave e degjoj te ma thote kete, rrenqethem e qaj….Ok
Kastriot rruges jam per shtepi….Nuk e di cfare eshte kjo marreveshje??? Asnjehere se kam pyetur, kam frike ta bej…
NJE DITE PUNE JO E ZAKONESHME
09/01/2015
Dje u nisa per pune dhe e ndjeja se nuk do te ishte dite e zakonshme.
Takimi I punes ishte ne nje nga klinikat e kancerit te gjirit. Mbasi arrita tek vendi ,e vetmja gje qe kerkoja me vehte ishte qe gruaja qe do takoja te mos merrte lajmin e keq sot…. Duke pasur nje lufte me vehten hapat me cuan brenda, ku qetesia e pashpirt e ketyre klinikave eshte e tmerreshme…. Pasi u pershendeta me zonjen, pashe qe ajo ishte e shoqeruar me vajzen e saj 22 vjecare, e cila ishte indiferente.
Fytyra e saj e bardhe dhe e bukur ishte perqendruar tek nje reviste qe zakonisht gjinden ne tryezat e klinikave.
Mbas prezantimit te pare , zonja qe takova filloi te me shpjegonte perse ishte aty.
Mbasi me tha se kishte bere disa ekzaminime dhe sot ishte ne nje takim urgjent me specialistin, une nuk po mundja te numeroja me rrahjet e zemres time!!!
Pra do isha e pranishme pikerisht ne ate situate qe po lutesha gjithe rruges te mos isha. Zonja vazhdone te fliste pa pushim.
Me nje ze te mekur dhe qe dridhej, por buzagaz, I them, “…mos ke merak, cdo gje do shkoje mire, jo gjithmone fshehet nje gje e keqe pas ketyre takimeve ,dhe e perqafoj”…Sigurisht , zonja nuk ndalonte se foluri per merakun e saj…. Me duhej t’ja largoja disi shqetesimin per momentin.
I kthehem dhe I them. …” O zemer, a me sheh mua qe sot kam ardhe me punu, kam kalu 2 here kancer. Me kane dhene 3 muaj jete , dhe ja ku jam me ty. Ti je ne duar te sigurta , dhe do I besh balle gjithckaje”… Goja e saj ngriu nga lajmi im, dhe me thote: …” uh ca po me vika keq, po ti qenke si molla, dhe vazhdoi ku I dhimbte dhembi asaj.
“ A u merzite kur more vesh lajmin?” vazhdoi zonja
E c’ti thoja??? I kthehem duke qeshe , “ hic fare”…dhe vazhdoja te qeshja , sepse nuk kisha asgje cfare mund ti thoja.
Eshte shume e veshtire te dish te sillesh ne keto situate, kur nuk eshte as mish e as peshk, por ajo e ndjente ….?!
Infermjerja me shpetoi pasi thirri emrin e saj. U futem brenda ku na priste mjeku specialist. U ulem te treja bashke me vajzen e saj, ku anglishtja e saj ishte perfekte.
Detyra ime ishte te thoja ekzaktesisht cfare thonte mjeku.
Mbas nje permbeledhje te rezultateve, nga goja e tij doli ajo C-ja e mallkuar, qe s’ke nevoje te dish gjuhe te huaj se eshte e kuptueshme ne cdo gjuhe.
Ndersa mjeku fliste, zonja paralelisht me thoshte, “ A te thashe qe kisha dicka, paskam kancer, a te thashe?!” Po vdisja per momentin, po vdisja kur pashe fytyren e bardhe e te bukur te vajzes saj qe u shenderrua ne ngjyre te verdhe…
Biseda zgjati rreth nje ore. Mjeku ishte I gatshem me butesine dhe keqardhjen e tij ti pergjigjej cdo pyetjeje. Keshtu vazhdoi dhe me pas dhe takimi me infermjeren .
Zonja ishte e shokuar edhe pse perpiqej te ishte e qeshur, por lotet ne syte e saj e tradhetonin. Here pase here e perqafoja ta qetesoja, por sa vlente kur shikoja se zemra e vajzes se saj 22 vjeqare po kullonte gjak nga dhimbja e lajmit per te, mamen e saj.
Pasi mbaruam ecem bashke deri njefare vendi, dhe une qe nuk pushoja se treguari eksperiencen time, ti tregoja se asgje s’eshte e pamundur me kete semundje, qe do kishte rruge te gjate per te bere por qe do te ishte e sukseseshme.
Vajza me shikonte ne sy dhe perpiqej te fiksonte cdo gje qe thoja. Erdhi momenti te ndaheshim dhe si jo zakonisht, shkembyem nr e telefonit per cdo ndihme apo keshille qe mund ti jepja ne vazhdim.
Do te doja me shume zemer te mos isha ndare nga ato te dyja, por si per ironi te fatit , ate dite pasdite une kisha kontrollin e rradhes per vehten time, CT-scanin, dhe ora po afrohej…
Por ankthin me te madh do e kem me 21, diten e rezultatit ne “Kliniken e ftohte “
Per dje “ halli I zonjes e q…. ne b…. hallin tim