Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari për pasion/ A duhet të ndryshojmë mentalitetin e edukimit?

2016/01/23 at 1:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gazetari për pasion/ A duhet të ndryshojmë mentalitetin e edukimit?

Nga Fation Nikolla


“A duhet të ndryshojmë mentalitetin e të menduarit tonë rreth edukimit?

Investigim rreth mënyrës së kualifikimit sot…

  1. Mentaliteti helm që po na vret…

Një dhe vetëm një: ska rëndësi se si, se ku, s’ka rëndësi me çfarë, e rëndësishme është diploma. Zgjidhja është vetëm një Universiteti.

Prej vitesh që në momentin e lindjes edukata dhe brymosja që i jepet një fëmije në vendin tonë është shkuarja në Universitet dhe mbyllja në çfarëdo forme e tij.

Gjatë gjithë viteve ky presion shtohet dhe në momentin e maturës arrin pikën kulmore të tij duke e vendosur maturantin shpesh para një trysnie me një alternative të vetme: një dhe vetëm një: s’ka rëndësi se si, se ku, s’ka rëndësi me çfarë, e rëndësishme është diploma.

Vetëm duke e pasur atë do kesh një jetë më të mirë, vetëm duke e pasur atë do gjesh një punë më të mirë, vetëm duke e pasur atë do kesh mundësi të punosh në një gradë më të mirë. Vetëm duke e pasur atë e ardhmja jote do të jetë më e mirë.

Kohët e fundit kjo është kthyer në modë, dhe sa vjen e pasojat po shtohen çdo ditë e më shumë. Sot s’ka rëndësi se sa vite e ke frekuentuar universitetin, s’ka rëndësi se sa ke mësuar e rëndësishme është të kesh diplomën. Pa e kuptuar me këtë mentalitet ne fusim helmin në vetëdijen e ndërgjegjes sonë.

Trysnia nga kërkesat e tregut, trysnia nga kompanitë që kërkojnë të punësojnë, trysnia nga familja, trysnia nga shoqëria, të gjitha këto e çojnë një të ri dhe jo vetëm në këtë vendim ekstrem.

Falë këtij mentaliteti ne sot trashëgojmë një mbipopullim universitetesh, një mbipopullim ngelësish, një mbipopullim të diplomuarish, një mbipopullim juristësh, ekonomistësh, inxhinierësh, arkitektësh, teoricienësh të gjithë të papunë e të diplomuar.

  1. Ne vijmë nga larg…

Një aventurë për të marrë diplomën…

Kur ish rregjimi jugosllav kërkonte të mbante të nënshtruar revoltat në Kosovë, ndryshe nga sa pritej ai lejoi hapjen e shkollave shqipe por duke pasur një kusht të vetëm: diplomojini por mos i mësoni.

Një rast shumë interesant se si pavetëdije ne po e zbatojmë këtë filozofi është historia e njerëzve që halli i ka shtyrë të hyjnë në universitet. Mjafton të shkoni në një nga universitetet publike dhe do të shikoni rradhën që mbahet për të hyrë në provim, çudirat nuk mbarojnë këtu, ka të rinj, të reja, gra të martuara, familjare, nënpunëse, nga rrethet, brenda ose jashtë qytetit që çohen që në pikë të mëngjesit për të zënë një vend në klasën ku do të jepet provimi, i cili mund të jetë në orët e mbasdites të asaj dite.

Kjo nuk i shqetëson, për të marrë diplomën ja vlen të bësh një sakrificë të tillë. Kur i pyet pse e bëni një veprim të tillë përgjigja është e thjeshtë na duhet të mbrojmë vendin e punës. Ne vijmë nga larg…

Qendrimi në klasë derisa të vijë ora e provimit i bën shumicën prej tyre të përgatisin „armët e luftës‟, kopjet, ku shikon forma të ndryshme arti, dizanjosh në mure, në letra, në banga, vetëm me një synim final marrjen e provimit.

Ka shumë të tjerë të pasionuar pas teknologjisë që të ndihmuar nga “studio e tyre e transmetimit” nga jashtë, bëhen gati për momentin kur do të jetë lidhja direkte për leximin e pyetjeve.

Midis tyre do gjesh dhe të jashtmit, njerëz që e kanë pasion atë lëndë, njerëz që kanë hyrë për të ndihmuar dikë, njerëz që nuk rezultojnë të rregjistruar por që guximi, dëshira për të testuar dijet e njohuritë i ka sjellur për t’u testuar dhe pse jo në emrin e tyre.

Teksa afrohet ora e provimit, pedagogu/ja vonohet, mund të ndodhë të mos vijë fare, mund të ndodhë të jetë në kafe për “takim pune” dhe je i detyruar ta presësh, mund të ndodhë që gjatë kësaj kohe dikush të vij të të lajmërojë që do shkojmë ta bëjmë provimin në një klasë tjetër, e gjithë puna, i gjithë arti yt i armatimit shkon dëm, të duhet të mbledhësh forcat të vraposh të shtyhesh për të zënë një vend në klasën tjetër dhe për t’u përgatitur shumë shpejt për riarmatim.

Por sfida vazhdon, tek vrapon pas turmës dhe kur ke arritur të zësh vendin tënd më të mirë në destinacion e ri, të rezulton që alarmi ishte fallco, duhet të rikthehesh tek klasa ku ishe sërish të duhet të rendësh, të shtyhesh, të bërtasësh, të tregosh forcat, të riarmatosesh e të zësh sërish të njëjtën bangë ku kishe të gjithë armatimin tënd.

Momenti final vjen, pedagogia hyn në klasë, fillon alarmi, fillon presioni psikologjik kush kapet me kopje del përjashtë. Por këto s’të trembin aspak përpara fjalisë jeni shumë do ndaheni në dy grupe, ose nga gërma A të F do rrinë këtu të gjithë të tjerët përjashta, ose më absurdja kush është familjar, e martuar, apo shtatzënë të futet e para, të tjerët të presin përjashta, dhe në fund e gjitha mbyllet me fjalët: të ndihmojmë ato që vijnë nga larg.

Rasti më i mirë do kalosh në një klasë tjetër kur lutesh të jetë një vrojtues që do të të lërë të kopjosh, rasti më i keq të duhet të presësh kur të mbarojë grupi i parë. Këtu duhet t’i lësh porosinë bashkëvuajtësit që ke në krah që të të ruajë bangën sa të vish ti, dhe ngushëllohesh me faktin se të paktën do marrësh vesh përgjigjen e pyetjeve që kishte teza.

Po koha? Koha ka ikur dielli i mëngjesit tashmë ka perënduar, ti do presësh. Një mendje të thotë të kundërvihesh kjo është padrejtësi, ti po paguan, ti nuk je leckë, por pastaj vjen helmi që të vret, thotë jo, jo ti duhet të durosh, të kundërvihesh nuk fiton gjë, humbet qëllimin final, humbet diplomën, duhet të presësh, ti vjen nga larg… Pedagogët kështu e kanë, kanë punë, pastaj edhe ti

ke faj, po po ke faj, ti nuk studjon, ti ske frekuentuar, ti ske kohë të merrësh me shkollën, ndaj zgjidhja më e mirë hesht. Të dy jemi fajtorë….

Dhe duke pritur të vijë ora dytë e provimit ulesh tek shkallët e korridorit, nuk mund te ikësh në kafe, sepse duhet të jesh aty për të marrë vesh çpo ndodh, për të dëgjuar, për të kapur ndonjë pyetje, madje ke bërë gabim që je ulur te shkallët, jo duhet të çohesh të shkosh pranë derës kur të tjerët po shtyhen për të marrë vesh ndonjë gjë, duhet të shkosh ti pyesësh, çfarë ra, ishte kjo? Po kjo?, këtë na e ka dhënë, këtë jo, e kemi marrë e kemi marrë, se di ndoshta skam qenë, skam kohë të jem në leksion jam në punë, kisha mbledhje, kam fëmijë, duhet të gatuaj, jam grua e martuar.

I kisha të gjitha te banga, kam që në pikë të mëngjesit që e pres, na nxorri kot përjashta, bën interesanten, nuk i plas fare për ne, etj etj…

Nën këtë vorbull fjalësh ankesash vjen ora dytë e provimit, ti futesh në klasë, vendos kartën sipër bangës, kontrollon armatimet, kur ja, kot s’thonë durimi

shpërblehet, ikin dritat, anullohet provimi, jo s’mund të anullohet, pedagogja thotë që do bëjmë 30 minuta provim do shkurtojmë pyetjet se më pas errësohet, asnjë nuk ankohet, asnjë sflet, pse kur kjo na leverdis!?.

E kështu fillon provimi, tek merr fletën e bardhë hap listën e kopjeve dhe fillon të shkruash, shkruaj, shkruaj, shkruaj, mos ki mendjen çpo ndodh, vetëm shkruaj shiko mos shikohesh dhe shkruaj, të marrësh 5 kështu beteja quhet e fituar.

  1. Ka ardhur koha të ndryshojë…

Shumë prej lexuesve mund t’iu duket çudi ky shkrim, shumë prej tyre mund t’i duken gjëra të ekzagjeruara, abstrakte, absurde, por për ato që kërkojnë provën e së vërtetës, ajo është mes nesh. Duhet të hapim sytë dhe ta shohim…

Raste si shembulli i mësipërm mund të gjesh pa fund, mjafton të shkosh çdo sezon në universitetin e fakultetit të shkencave shoqërore, fakultetin e gjuhëve të huaja, fakultetin e histori-filologjisë, etj.

Sigurisht ky shkrim nuk është bërë për të denoncuar studentët, as pedagogët,

ky shkrim është një investigim real nga jeta studentore e përditshme e këtyre viteve të fundit. Mendoj se ajo që duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë është se ka ardhur koha të ndryshojë mentaliteti dhe koncepti rreth kualifikimit.

Duhet të hidhemi në një shteg të ri që bota ka shekuj që po e aplikon, sistemin e kolegjeve profesionale, zanateve profesionale, sistemin e kualifikimit nga praktika, nga përvoja, nga zanati, nga pasioni.

Ka ardhur koha që kualifikimi të mos tregohet vetëm nga diploma, bota na e ka treguar tashmë, Steve Jobs, Bill Gates, Enzo Ferrari, Gustave Eiffel e shumë të tjerë emra të tillë, nuk kanë synuar diplomën për t’u kualifikuar.

Ka qenë eksperienca, puna, pasioni, dashuria për diçka që i ka bërë të shkëlqejnë në fusha ku nuk kanë mundur të diplomohen.

Ka ardhur koha të jemi vetvetja dhe të dashurojmë.



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Miliona amerikanë në 22 shtete, preken nga stuhia ‘Jonas”

Miliona amerikanë në 22 shtete, preken nga stuhia 'Jonas"

Pragnisja Francë 2016/ Ja hoteli ku pushon Real Madrid, ku do të akomodohet Kombëtarja Kuq e Zi

Pragnisja Francë 2016/ Ja hoteli ku pushon Real Madrid, ku do të akomodohet Kombëtarja Kuq e Zi

Ja çfarë tha për prokurorët, porositësi i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e Tahirit

Ja çfarë tha për prokurorët, porositësi i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e Tahirit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com