Edhe ne SHBA Edi Rama ka vazhduar fushaten kunder Trump. Kohët e fundit kryeministri Edi Rama po përsërit vazhdimisht akuzat ndaj Donald Trump, kandidatit që kërkon votën e republikanëve për të garuar për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ndodhur aty, Rama po e përsërit në çdo takim se “zgjedhja e Trump do të jetë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”. Në një intervistë për gazetarin e njohur të CNN, Richard Quest kryeministri Rama tha se “deklaratat që dëgjohen kohët e fundit nga Trump janë frikësuese”.
Por në këtë pikë ka ndërhyrë, gazetari i njohur duke i tërhequr vëmendjen se kishte dalë nga gjuha e zakonshme diplomatike duke folur për zgjedhjet e një vendi tjetër.
Rama u përgjigj se nuk po flet për zgjedhjet e një vendi tjetër, por sipas tij është duke përsëritur atë që kanë thënë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europoian. Nje deklarate kunder Trump Kryeministri Rama e tha fillimisht ne Kosove e me pas i pelqeu ideja se lakohet nga mediat e huaja dhe e pohoi edhe ne SHBA.
Quest e pyet se nëse Trump do të fitojë nominimin dhe më pas edhe garën për Shtëpinë e Bardhë, a ndihet i frikësuar Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se zgjedhja e Trump është një kërcënim së pari për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai i këshillon Donald Trump të udhëtojë më shumë për të njohur myslimanët.
Po sikur të fitojë Donald Trump cili do të jetë fati i kryeministrit Rama?!