Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari Artan Hoxha tek Zëri Amerikës: Emri i afishuar në përgjime është i Ilir Metës

2016/01/13 at 12:30 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Gazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta

Armand Mero

Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas dokumentave të publikuar mbrëmë në studion e emisionit “Opinion”, në Tv Klan, nga gazetari I Neës24 Artan Hoxha, gjatë përgjimeve janë regjistruar dhe bisedat e tij me kryetarin e LSI-së Ilir Meta: “Ekziston në transkriptimin e bërë nga organi i akuzës, nga bisedat e përgjuara, dhe biseda që janë kryer mes biznesmenit në fjalë dhe një politikani, që në rastin konkret e në bazë të numrit të telefonit të afishuar aty, është kryetari aktual i parlamentit Ilir Meta”.

Sipas gazetarit Hoxha ka biseda të bëra pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009: “Janë kërkuar shifra të tilla të mëdha parash në prag të zgjedhjeve dhe po ashtu është influencuar që kanidatë për deputetë në disa zona të vendit, të ndihmohen duke marrë tregti bankare, në banka të nivelit të dytë, për të përballuar fushatën zgjedhore të qershorit 2009. Në datën 22 qershor të atij viti ku kërkohet sipas mesazhit “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Zoti Meta nuk e ka fshehur se ka patur njohje me biznesmenin duke saktësuar, pikërisht pak ditë më parë, se nuk mund të ishte në dijeni të aktivitetit të tij, sikundër dhe të biznesmenëve të tjerë me të cilët ka njohje. Ndërsa në parlament, në rastin e debatit për cështjen e CEZ, ai tha se Ismailaj nuk i kishte kërkuar asnjë herë favore dhe se ai nuk i kishte bërë favore atij.

Normalisht përgjimi i njerëzve me imunitet është i ndaluar, pa një autorizim të vecantë, por duket se në këtë rast prokuroria ka vlerësuar se bisedat me zotin Meta kanë dalë nga regjistrimi i biznesmenit nën hetim.

Në fund të vitit 2010 cëshja ndaj Kastriot Ismailajt u mbyll. “Kur është pushuar hetimi, kishte ndryshuar situate. Zoti Meta nuk ishte më në opozitës, por ishte pjesë e rëndësishme e qeverisë Berisha-Meta, pas zgjedhjevetë 2009-ës, ishte zëvendëskryeministër. Ndërkohë biznesmeni i cili ishte nën hetim Ismailaj, kishte krijuar kompaninë DIA dhe kishte lidhur marrëveshjen me kompaninë CEZ, për të mbledhur borxhet”, nënvizon Hoxha.

Sipas prokurorit të cështjes Gentjan Osmani, i cili sot drejton njësinë Task Forcë Antikorrupsion pranë prokurorisë së krimeve të Rënda, pavarësisht se ekzistonin dyshimet për pastrim parash, nuk kish qenë e mundur gjetja e provave. Në 2015 hetimi do të rihapet për të kërkuar pikërisht provat e munguara, ndërkohë që biznesmeni Ismailaj kishte hedhur në gjyq shtetin shqiptar për cështjen CEZ-DIA duke kërkuar 135 milion euro.

Gazetari Hoxha thotë se dokumentat që ai disponon janë zyrtare: “Janë të gjitha dokumenta zyrtare, që publikohen pasi janë vendime të prokurorisë dhe nuk janë dokumente Top Sekret, publikimi i të cilave mund të përbënte problem”.

Lidhur më këtë cështje nuk patur asnjë prononcim. Zyra e shtypit e kryetarit të Parlamentit e pyetur nga Zëri i Amerikës, tha se nuk ka asnjë koment apo reagim.

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Austri/ Vetëtima godet një UFO?!

Austri/ Vetëtima godet një UFO?!

Video/ Pastruesit e xhamave ngelin në 100 metra lartësi

Video/ Pastruesit e xhamave ngelin në 100 metra lartësi

Fotolajm/ Gjeli i detit fluturon në avion si një zotëri i vërtetë

Fotolajm/ Gjeli i detit fluturon në avion si një zotëri i vërtetë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com