Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetar për Pasion/ Integrimi kulturor në Europë sipas modelit papagall

2016/02/19 at 11:55 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetar për Pasion/ Demokraci e ngelur në ‘Trafik’…!

Nga Aldo Baxhaku.

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, motoja e çdo lëvizjeje politike që ka synuar të qeverisë
vendin por edhe e gjithë popullit ka qenë që Shqipëria të zhvillohet sipas modelit të një shteti
perëndimor. Për një vend si i yni, kjo do të thotë transformim rrënjësor të të gjithë mënyrës se si
funksionojnë institucionet shtetërore, private dhe se si funksionon shoqëria. Transformim drejt një
praktike të panjohur më parë në Shqipëri dhe kjo do të ndiqej nga sfida të mëdha në çdo sektor të
vendit, si atë politik, ekonomik, kulturor, etj…. Për mendimin tim, sfida më e madhe që vazhdon
të mbetet e pazgjidhur dhe që sjell pasoja negative, është se si do të kapë Shqipëria hapin e vendeve
perëndimore në aspektin kulturor dhe shoqëror, kur atyre i janë dashur shumë vite për të krijuar
atë lloj sjelljeje dhe mentaliteti që kanë sot. Pra të gjitha reformat kryesore që u bënë, pluralizmi
politik, adaptimi i politikave neoliberale për tregun, krijimi dhe përshtatja e institucioneve
shtetërore në përputhje me sistemin e ri qeverisës dhe të gjitha politikat e ndjekura deri më sot për
ta bërë vendin anëtar të BE, nuk kanë vlerë nëqoftëse shoqëria nuk i përbrendëson ato
substancialisht. Integrimi në vlerat dhe kulturën perëndimore është marrë si i mirëqenë sepse u
pretendua të bëhej sipas nje modeli papagall, pra përsëritës të atyre që sheh e dëgjon pa e kuptuar
rëndësinë. Disa mund të thonë që sot gjërat janë ndryshe dhe se këto probleme qëndronin në vitet
e para të tranzicionit. Përgjigjia për këta zëra “optimistë” janë problemet më të mëdha që ka vëndi:
korrupsioni, kriza politike, papunësia, disniveli i lartë mes qendrës dhe periferisë në raportin
kryeqytet-qytet dhe mungesa e transparencës. Të gjitha këto janë në thelb probleme që vijnë nga
mos emancipimi i shoqërise ku akoma në thelb të funksionimit të saj ka lidhjet farefisnore dhe jo
altruizmin kumunitar, gjë që sjell korrupsionin. Akoma ushqehet kulti i individit, vota e verbër dhe
delegimi i të gjitha përgjegjësive shtetit si të ishim akoma në komunizëm. Burokracia nuk
respektohet dhe kërkohen sa e sa mënyra për t’ju shmangur procedurave. Në këtë rast të parët që
e delegjitimojnë sistemin burokratik institucional janë kryeministri dhe ministrat që ofrojnë numrat
personalë për t’ju zgjidhur hallet qytetarëve. Mos zbatimi i meritokracisë në punësim dhe
zhvlerësimi i profesionit të mësuesit, mjekut, gjykatësit dhe policit, që janë profesionet më sociale
dhe që krijojnë më shumë impakt në shoqëri. E gjithë kjo makutëri në funksion të mirëqenies
ekonomike ka ardhur si pasojë e modelit papagall. Mirëqenia e perëndimit nuk duhej parë në
mënyrë siperfaqsore por duhej kujtuar se u krijua pas një reflektimi të thellë mbi vlerat në shoqëri
pas Luftës së Dytë Botërore.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
10 arsyet pse seksi dhemb

10 arsyet pse seksi dhemb

Zbulohet diamanti gjigand, 20 milionë dollarë 

Zbulohet diamanti gjigand, 20 milionë dollarë 

Fustani më i vjetë në botë? Është prodhuar 5000 vjet më parë

Fustani më i vjetë në botë? Është prodhuar 5000 vjet më parë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com