Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetar për Pasion/ Drejtësia, një ëndërr e largët

2016/02/19 at 11:05 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gazetar për Pasion/ Drejtësia, një ëndërr e largët

Nga Pranvera Shehaj


“Te vdekurit nuk mund te qajne per drejtesi, mbetet detyre e te gjalleve te qajne per te!” Kjo eshte
nje shprehje universale e perceptimit te drejtesise si koshience jo individuale, si obligim i atyre qe i
njohin vetes forcen per te imponuar prezencen. E kur fjala drejtesi shnderrohet ne kerkese
ekzistenciale hyn ne logjike nje tjeter shprehje e autorit themelues te Deklarates se Pavaresise se
SHBA, Thomas Jefferson: “Ata qe kerkojne drejtesi duhet te dine te bejne drejtesi!” Me siguri qe
pikerisht ne te tille artikulim politiko-filozofik profilizohen shqiptaret, ne perpjekje e siper per te
nxjerre ne drite reforma radikale te pushtetit te trete me te rendesishem ne nje demokraci, atij
gjyqesor. Eshte pak, por i sigurt, fakti se jemi ende ne tentative e siper, duke negociuar projektin me
emblematik qe do te zhbllokoje ngerçin shteteror ne te cilin jemi paralizuar. Ajo qe venit
protagonizmin pozitiv te kesaj tentative, eshte pergjigja e disa pyetjeve te kthyera ne subjekt
reflektimi te opinionit publik : “Kush po negocion dhe cilat jane interesat e seciles pale? A eshte
reforma ne drejtesi iniciative e nje lidershipi qe aspiron progresin demokratik dhe trasparent apo
mekanizem i sigurt i uzurpimit te pushtetit dhe arme e ftohte e likuidimit te kolegut politik?”

Veshtire te imponosh logjiken drejt preceptimit te asaj qe aktualisht po shitet! Ajo qe e kthen
“Reformen ne drejtesi” ne nje perralle demodè eshte absurditeti i kontekstit ne te cilin kerkojne te
reformojne gjyqesorin. Tryezat e negociatave nuk jane pozicionuar asnjehere me komoditet ne
vende si Shqiperia, ku regjimi demokratik infantil ka lejuar shitjet dhe blerjet e pushtetit, zhdukjen e
dosjeve te bujshme kriminale dhe aferrat komplekse korruptive. Reforma ne drejtesi, me siguri do te
rivendose dinjitetin e gjyqesorit, por ajo çka eshte me esenciale eshte fakti se do te zhduke nga
sallat e gjyqeve disa prokurore, do te pozicionoje pas hekurave disa gjykates dhe do te shfarrose nga
skena politike disa emra potenciale pushtetaresh. Deri ketu, gjithçka duket teper perfekte per t’u
besuar ne sfondin e makinacionit te shtetit shqiptar! Ajo qe nuk thuhet, por kjo nuk do te thote se
nuk mund te hamendesohet, eshte emerimi i te tjera figurave te gjyqesorit, ndertimi i nje sere
istitucioneve bija, popullimi i tyre me militante partiake dhe premtimi ndaj popullit-kukull se ky
eshte sistemi qe do te na zgjidhe nyjen e regresit te parekuperueshem te shtetit. Ky do te ishte
sistemi qe do te zhdukte helmin e korrupsionit e qe do t’i jepte drejtesi edhe atyre qe sot nuk kane
me ze per ta kerkuar…!

E perceptuar si nje nga aspektet me qendrore, kjo reforme ne fakt duket vite-drite larg interesit te
publikut te gjere, vite-drite larg atij shqiptari qe vleresohet si inteligjent vetem kur shet dinjitetin
qytetar dhe politik kundrejt 1/25-es te pages se nje deputeti. E kur hidhet ne diskutim ideja e nje
referendumi, ketu biem dakort paqesisht se injoranca e popullit, injoranca e atij qe drejtesise nuk ia
sheh fytyren prej vitesh, nuk mundet kurrsesi te marre vendime te nje niveli kaq deçiziv. Te tilla
iniciativa i takojne vetem lidereve, atyre qe konkretizuan ne pushtet projektet e huaja per
Shqiperine. Nese konsensusi nuk ze vend ne tryezen e bisedimeve mes paleve do te thote se uria
politike nuk eshte njetrajtesisht e shperndare, aq me teper nese shtojme zerat per teka miliardersh qe
kerkojne ta kthejne Shqiperine ne realizim te projekteve personale duke i atribuar me te drejte
definicionin “Protektorat”.

Pra, me pak fjale na duhet drejtesi! Por, kur Jefferson thoshte se ata qe duan drejtesi, duhet te
dine te bejne drejtesi, jam e bindur se kurre nuk do t’i referohej nje populli si ai i yni. Pyes veten
nese kjo reforme, do te vazhdoje te projektohet duke çensuruar daljet neper studiot televizive, duke
perqeshur me nje meskinitet te papershkrueshem dhimbjen e atyre qe humben dike per faj te
skizofrenise dhe obsesionit per pushtet, duke mbyllur ne heshtje skandalet e miliona eurove te
zhdukura. A mund te besosh ne drejtesi, kur iniciator i reformes eshte vete krimi? A mund te flitet
per drejtesi ne nje sulltanat te karakterizuar nga nje arrogance unike dhe shfrenim i delirit te
madheshtise! Drejtesia, nuk lindi sot, nuk lindi me shqiptaret, perkundrazi, drejtesia njihej qe prej
antikitetit si pushteti i popullit, si arma me e fuqishme e vendosmerise se sovranit. Ne fletet tona te
historise, drejtesia mund te perkufizohej si ajo lloj arme qe shqiptaret s’kane ditur kurre ta perdorin.
Edhe kete here, drejtesia do te kthehet te nje strument konsolidimi te endrrave dhe ambicieve
politike, ne skenaret e te cileve, ashtu si ne kryeveprat shekspiriane, ka tradhtare dhe te tradhetuar,
ka dinake dhe te flijuar, ka shperblime dhe thika pas shpine. E nje kryeveper shekspiriane nuk do te
ngjante kurre jashte kontekstit ne politiken tone mesjetare.

Kam pershtypjen se drames sone reformiste i mungon nje personazh i kendshem, por gjithsesi jo
aq terheqes per te te munguar! Mungon populli, sovrani, shqiptari i thjeshte qe neser do te trokase
ne dyert e pallatit te ri te drejtesise, por se sa do te degjohet trokitja e tij, kjo mbetet nje tjeter dileme
e hidhur e fatit te shqiptarit. Nje arsyetim minimal i realitetit ofron tri alternativa se ku mund te jete
degdisur ky personazh i leckosur dhe irrilevant ne nje sfond kaq prestigjioz: 1.ne arrati; 2.ne
depresion; 3.duke u hequr ende zvarre pas indiferences borgjeze. Me siguri ne nje nga keto
destinacione e gjejme njeri-tjetrin. Sepse ne te tille kemi lindur, me nje ndjenje te injektuar
inferioriteti, me nje debulese demoralizuese e inaktive, me nje injornace infektive qe na kthen çdo
dite e me teper ne retrospektive. Na marrin prej leckash dhe na hedhin bulevardeve, dhe ne, si
sklleverit e bindur ndaj padronit veshim syte me hijen e zeze te banditizmit e hedhim ne aksion
armen tone me te sigurt, vandalizmin. Therrasim ne turme me ulerima te shfrenuara, thyejme,
plaçkisim dhe i ofrojme mediave nderkombetare pamje primitive te egersise qe na karakterizon. E
sipas nesh, kjo qe bejme nuk mund te quhet krim, quhet drejtesi. Kur egersise sone i pergjigjen me
mbrojtje kesaj i vendosim emrin sulm dhe krim shteteror. Kjo ndodh sepse vizioni yne drite-shkurter te tille profil te shtetit na imponon. Shtetin e shohim si sulltanat te atij qe na premton
kotheret, shtetin e perceptojme si te ishte nje banke vullnetare qe furnizon dembelizmin tone
famekeq … e si pasoje e pashmagshme, verberia ndaj te tilla premtimeve na mohon ekzistencen, na
perplas ne fytyre perçmimin dhe na mbyt me pluhurin e harreses!

Ne fakt, eshte mese e denje nje reforme ne drejtesi invalide, tendenciale dhe absurde ne nje vend
si i yni. Ne dite si keto, ku te vdekurit e bulevardeve jane kthyer ne personazhe te fjalimeve politike,
eshte e paftuar fjala “drejtesi”. Ne nje kohe kur uria lufton dhemb per dhemb me papunesine, pak
kush ka durimin te degjoje operat politike. Ne ditet kur mjekesia falas eshte kthyer ne spektakel te
vjedhjes se tenderave te barnave, drejtesia ka marre denimin e “ndalimit te qarkullimit”. Ne nje
shtet ku shpresa e fundit ka mbetur arratia, drejtesia shihet si mese e padobishme, inekzistente dhe e
larget. Kjo eshte “reforma ne drejtesi”, nje tjeter teater politikisht perfekt, por mese absurd,
medioker dhe i huaj ne nje kontekst si ai i sotmi.

Megjithate, kur endrrat nuk kthehen ne realitet ato shnderrohen ne patologji mendore, duke u
perkthyer ne obsesione te semura. Te tilla jane edhe endrrat aktuale politike, te rrezikshme nese nuk
realizohen dhe fatale nese realizohen. Kjo te lejon te kuptosh se ne te dyja drejtimet ai, protagonisti
i degdisur, populli, mbetet serish i humbur. Por, fundja ç’mund te humbase me shume nje popull qe
te vetmin ushqim ekzistence ka frymen. Per fat, ashtu si edhe doktrinat budiste rrefejne, fryma nuk
eshte ne pronesi te humaneve, nuk ka as padrone dhe as gardiane. Ne kemi qene perhere prè e lehte,
sepse varferia intelektuale, shpirterore dhe me pas ajo ekonomike na ka kthyer ne viktima mediokre
te patologjikeve mendore per pushtet. Paftesia per te marre ne dore te nesermen e ka vendosur ne
pranga endrren per te jetuar njerezisht ne shtetin ku je lindur. Do te thoja se jemi ne nje mase te
gjere te prekur nga “sindroma e Stokholmit”, per aq sa mund te ekzistoje paralelizmi me dashurine
tone te pashpjegueshme ndaj arrogances, dhunes dhe frikes.

Te gjitha keto plage intelektuale, shoqerore dhe shpirterore e bejne thuajse te pamundur te
kuptuarit e asaj qe aktualisht po ndodh. Shprehja me e denje per te kuptuar debatin e “reformes ne
drejtesi”, por jo vetem, do te ishte ajo e George Orwell: “Gjuha e politikes eshte e projektuar per te
artikuluar genjeshtra qe tingellojne si te verteta dhe vrasin me respekt!”

Pranvera Shehaj – Studente ne degen “Shkenca politike dhe marredhenie nderkombetare”,
prane “Università degli Studi di Trento”, Itali



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Presidenti Nishani: Ligji për pronat synon rikonfiskimin e pronave të pronarëve legjitim

Nishani-Ramës: Ti e ke shkelur disa herë Kushtetutën

Konsumoni këto ushqime dhe pije, për të forcuar dëgjimin

Konsumoni këto ushqime dhe pije, për të forcuar dëgjimin

Foto/ Shpërthen Ujëvara e Zjarrit

Foto/ Shpërthen Ujëvara e Zjarrit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com