Nga Xhensila Demollaj
Të gjesh atë, “te duhurin”, qënka më e vështirë sec duket. Diku do të ndeshësh dike që do të bëjë të
ndryshosh mendimin tend për dashurinë e përrallave.
Hirushja dhe princi nuk janë pjesë e jetës tone reale.Sa keq!
Nuk paska as minj që flasin,dhe as kunguj që kthehen në karroca mbretërore!
Zhgënjyese apo jo?!
Në mëndjen time fëminore të asaj kohe kisha përfytyruar shpesh imazhin e ciftit të lumtur, cmitizimin e
burrit dhe gruas nga gllabërimet e djallit dashakeqës. E dija ndjenjë të fuqishme. Kisha lexuar diku për
Sokratin, një filozof të famshëm grek, i cili në një mbrëmje në shtëpinë e tragjedianit Agathas, gjatë së
cilës mëndjet më të ndritura të Athinës, ndërsa rrinë shtrirë dy nga dy në divanë, pine verë dhe
diskutojnë për dashurinë. E në këtë atmosfere të ngrakuar me tensione erotike, Sokrati përpiqet t’u
shpjegojë miqve të tij se bukuria e shpirtrave është më e madhe se bukuria fizike.
I dashur Sokrat!
Sa shumë je munduar t’u shpjegosh miqve të tu dicka që të mite nuk e kuptojnë sot!
Sot, ne, krijesat më “ pefekte” të tokës urrehemi më shumë se duhemi. Jemi përballë një egoizmi
vetjak i cili më shumë na pengon sesa na jep një dorë të mirë. Gjithsecili mendon “të ndihem mirë unë,
pa të tjerat s‘kanë rëndësi”. Më duket se iku , u zhduk ndjenja e përbashkët që na lidhte. Megjithëse në
fillim të krijimit tonë supozohej të ishte krejt e kundëta. Të jesh e dashuruar sot bën pjesë në kostot e
mëdha të cilat xhepi jonë shpirtëror nuk arrin t’i mbulojë fort mirë.
Një femër medoemos priret të jetë e kuruar estetikisht ( dhe plastikisht do të thoja)
së për të të qënit e bukur dhe e vlerësuar për të bën pjesë
në pritshmëritë më të mëdha që ka për veten. Por, e dashur femër, je shumë më tepër se një kukull.
Djemtë vërtëtë pelqejnë automobilat, por më beso, ata dinë shumë mirë sesi të luajnë me kukulla.
Thuhet se femra e fut shejetanin në shishe, por kjo i përshtatet asaj shprehjes tjetër: “ një femër e
zgjuar dhe një mashkull budalla”. Por, ju vërtetë mendoni se ka budallenj sot? Jo, nuk ekzistojnë. Dinakë
po! Dinë si të ruajnë interesat e tyre dhe kur bëhet fjalë për këto të fundit here-herë mbajnë edhe
përqindje. E kanë shndërruar ndjenjën në vlerë monetare. Mjafton një makinë e tipit të fundit, një orë
roulex të cilën e demonstron me madhështi me dorën jashte xhamit te makinës, muzikën në
maksimum dhe flirto me vajzën e parë bukuroshe që të hedh sytë. Më beso djalosh, jo ty, por mallrave
që ti ke reklamuar. Dhe vazhdimi? Ti mendon se ajo të do për paratë, dhe ajo gjen një tjetër më të pasur
se ty, ose ti mendon se ajo është mendjelehtë dhe ajo mendon se ka qënë argëtimi yt për disa orë ose
ditë të lira! Sigurisht, nuk përjashtohen rastet që të bini në dashuri së bashku. Sikur..!
Ne jemi kaq të ndryshëm e të distantë nga njeri-tjetri. More, ndoshta vërtët nuk shkojmë e
s’përputhemi. S’kanë faj këta të “shkretët” ndonjëherë që kanë gjetur dashurinë te seksi i njëjtë.
Se,varet, nga të vjen e ku është shkruar do thoshte populli. Pra, populli, bota , sna lënë fjalët, imazhi i
mire që duhet të ruajnë. Reputacioni që duhet të kemi se nesër pasnesër mos të flitet keq për ne se
është turp! Po c’turp mo njerëz. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie në këtë botën tone të vogël për të
quajtur turp edhe faktin nëse një vajzë ka patur një apo dy bashkëshortë në jetën e saj! Le të themi falë
Zotit që na janë zhdukur disa zakone në disa krahina (se ne të tjera edhe ekzistojnë ende) se më shumë
do të kishim njerëz të vrarë se të dashuruar!
Kurioze jam për këto dashuritë e personazheve që vdesin. Vallë Romeo dhe Zhulieta do të kishin një
marrëdhënie dashurore perfekte nëse do të ishin gjallë?! Nuk do të tundohej Romeo nga femrat e e
bukuroshe, të hijshme e lozonjare që do t’I vinin rrotull? A nuk do të binte ai në faj? Apo mos vallë
Zhulieta nuk do të xhelozohej e do ta pranonte këtë fakt? Na është përshkruar aq bukur dashuria në
libra e në filma saqë cdo mashkull e bëjmë një princ dhe cdo vajzë një princeshë. Sikur të ishin gjithë
gjërat si thuhen në filma. Këtu kemi deformim nga realja. Është një problem. Vërtet është i tillë. Jo cdo
djalë është Romeo dhe jo cdo vajzë është Zhulietë. Ata na janë paraqitur vec me anë të mira dhe
pozitive, por ne e dimë fare mirë që njeriu I ka të dyja anët ashtu si edhe medalja. Ndoshta kjo na
pengon. Të gjejmë perfekten në një botë joperfekte! Patetike apo jo? Surreale. Përtej asaj që në të
vertetë ekziston. Ndoshta dashuria e vërtetë ka të bëjë me të krijuarin e botës tënde, ama një bote të
vërtetë, me ndjenja që të lëkundin trupin dhe cdo qelizë të tij,që të bëjnë të ndjesh mornica si në herën
e parë që takohesh. Të të bëjë të emocionohesh si fëmijë. Të qash, të qeshësh dhe po aty ku bie të
gjesh forcën për t’u ngritur serish. Kjo është dashuria!