Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta gjermane FAZ shkrim të ashpër për qeverinë: Shqipëria, rrezik për sigurinë

2017/04/27 at 2:30 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazeta gjermane FAZ shkrim të ashpër për qeverinë: Shqipëria, rrezik për sigurinë

Si rrallëherë më parë gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka atakuar qeverinë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama.


Gazeta e afërt me kabinetin e kancelares Angela Merkel shkruan në numrin e se enjtes mbi krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, duke kritikuar në radhë të parë kryeministrin Edi Rama për premtime boshe.

“I mbështetur në një shumicë solide në parlament, Rama premtoi se do të kujdeset për sistem transparent, për zbatim të reformave radikale, sidomos në drejtësi, dhe për zhvillimin e një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në fund të mandatit të tij kanë mbetur vetëm fjalët boshe. Shqipëria është e para në Europë për prodhimin e kanabisit. Pavarësisht disa operacioneve spektakolare të policisë, me ç’rast janë djegur plantacione me kanabis, fushat e mbjella janë shtuar dhe po shfrytëzohen edhe më intensivisht, mes tjerash me farën e bimëve vietnameze, të cilat rriten shpejt. Me prodhimin e hashashit rritet edhe ndikimi i baronëve të drogës, të cilët kanë mjaft para për të korruptuar politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po shndërrohet në rrezik për sigurinë”.

«Frankfurter Allgemeine Zeitung» shpreh shqetësim mbi thellimin dhe ashpërsimin e krizës politike në Shqipëri pas dështimit të eurodeputetit gjerman David McAllister që të ndërmjetësojë mes qeverisë dhe opozitës.

Partia Demokratike, sipas FAZ, po kërkon largimin nga pushteti të kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie të përkohshme, e cila do të përgatiste zgjedhje të ndershme parlamentare. Këtë kërkesë e ka refuzuar Partia Socialiste.

Opozita është duke e bojkotuar parlamentin prej dy muaj. Demokratët po akuzojnë socialistët se duan t’i manipulojnë zgjedhjet e ardhshme dhe përmendin manipulimet zgjedhore, të cilat u regjistruan nga vëzhguesit e OSBE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

“Nëse mbahen zgjedhjet e 18 qershorit përkundër rrethanave ekzistuese, Rama e ka të sigurt një fitore me 90 për qind. Problemi është se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës nuk shikohen mirë nga BE, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan FAZ.

Në rast se shtyhen zgjedhjet, kjo do të ishte një disfatë e rëndë për qeverinë.

Sipas gazetës gjermane bllokimi i parlamentit në luftën mes partive shqiptare është metodë gjithsesi e zakonshme. «Më 2009 socialistët bojkotuan parlamentin, sepse nuk pajtoheshin me humbjen në zgjedhje, dhe i bartën pastaj protestat në rrugë. Në janar 2011 huliganë socialistë u vunë në krye të një marshi paqësor dhe provokuan forcat e sigurisë. Kur ato u përpoqën të depërtonin në selinë e kryeministrit demokrat Sali Berisha, dy oficerë të Gardës së Republikës hapën zjarr kundër turmës. Katër veta vdiqën. Autorët u liruan në një proces të dyshimtë juridik».

Gazeta kujton se argumentet kryesore për fitoren e Ramës në qershor 2013 qenë aferat korruptive të demokratëve dhe kapja e drejtësisë.

Etiketa: DrogaFAZGazeta gjermanekritikaqeveriazgjedhjet


Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Mbytet anija e ushtrisë ruse në brigjet e Turqisë

Mbytet anija e ushtrisë ruse në brigjet e Turqisë

Misteri i ngjarjes së Shëngjergjit/ Policia thotë vetëvrasje, por Prokuroria e heton për vrasje

E fundit/ Vrasje në Mamurras

Në alarm Ministria e Mbrojtjes greke

Në alarm Ministria e Mbrojtjes greke
















TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com