Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta e Erdoganit zbulon, ja politikanët kryesorë kosovarë që i arsimojnë fëmijët në shkollat e Gulenit

2016/10/21 at 6:46 PM
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gazeta e Erdoganit zbulon, ja politikanët kryesorë kosovarë që i arsimojnë fëmijët në shkollat e Gulenit

Në mediat e kontrolluara nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është publikuar një artikull që tregon për aktivitetin e Fetullah Gulenit, gjahun ndaj të cilit Ankaraja e ka filluar pas tentim të puçit të muajit korrik.


Aty thuhet se baza kryesore e Gylenit në Ballkan është Shqipëria, por në Kosovë, sipas artikullit, ata fshihen pas “maskës së arsimimit”.

Më pas gazetari turk tregon edhe për politikanët e nivelit të lartë kosovarë, përfshirë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kanë shkolluar fëmijët në shkollat e Gylenit, të cilin Turqia e konsideron terrorist.

Po ashtu zbulohet se edhe se fëmijët e Jakup Krasniqit, Enver Hoxhajt, etj, janë diplomuar me bursa të shkollave të Gylenit.

“Edhe fëmijët e kyeparlamentarit Jakup Krasniqit, ministrit të Ekonomisë Ahmet Shala, ministrit të Mbrojtjes Agim Çekut, ministrit të Shëndetësisë Ferit Aganit, janë diplomuar nëpërmjet bursave në shkollat e Gylenit. Tani edhe fëmijët e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli janë duke e vazhduar shkollimin në këto shkolla përmes bursave”, thekson Ayhan Demir, i së përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt. Gazeta mbështet vijën e Erdoganit.

Lexoni të plotë tekstin e analistit Ayhan Demir, të përkthyer në shqip nga ‘Gazeta Tema’:

‘’Po çka na intereson neve për Kosovën ‘’, mund të themi, por nuk po i themi. Sepse: ‘’Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi’’.

Deri dje ne ishim ndër shtetet e para që e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Por edhe sot, dëshirojmë që ti paralajmërojmë vëllezërit kosovar, kundër rrezikshmërisë nga Fetullah Gyleni. Me këtë qëllim të strukturimit të Kosovës, të organizuar nga kjo lëvizje e dëmshme, duke e përfshirë: arsimimin, politikën, mediat dhe tregtinë, ne do ti cekim këto qëllimë një nga një.

Shqipëria është baza themelore e Fetullah Gylenit në Ballkan. Meqë me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e ngushta, Kosovën janë duke e mbajtur për rezervë. Për punët e saja të pista dhe të errëta, Gyleni është duke e parë Kosovën ashtu si një pëlhurë indiane që është e padukshme (material i padukshëm).

Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër. Politikat e saj, drejtësia dhe ekonomia, ende drejtohen nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një gjendje ekonomike të vështirë dhe jo të mirë. Të ardhurat e popullsisë janë shumë të ulëta. Për kundër kësaj, korrupsioni dhe ryshfeti janë shumë të përhapur. Meqë gjendja është kështu, edhe Gyleni përsafërmi është i interesuar për këtë shtet.

Edhe hapat e para të Gylenit në Kosovë, janë hedhur pas mbarimit të luftës në Kosovë me 1988-99 dhe të ndërhyrjes nga ana e NATO-së. Më herët disa anëtarë (grupe) të Gylenit, të cilët morën pjesë me rolin e tyre në strukturimin e Shqipërisë, duke ardhur edhe në Kosovë, filluan funksionin e rolit të tyre në strukturimin e këtij shteti. Ashtu sikurse në çdo shtet tjetër, edhe në Kosovë u fshehën nën maskën e arsimimit.

Hapat e para në drejtim të arsimimit (edukimit) në Kosovë, i kanë hedhur në vitin 2000 në kryeqytetin e Prishtinës, me themelimin e shkollës së mesme të emërtuar: Kolegj Mehmet Akif Ersoj. Pas dy viteve kanë filluar që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre duke e themeluar edhe programin e edukimit fillor, Internacional School of Pristina-ISP (Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës-ISP). Këto shkolla u hapën (themeluan) në disa qytete të Kosovës: në vitin 2006 në Prizren, në vitin 2010 në Lipjan dhe në Gjakovë. Më në fund në Prizren kanë hapur edhe Çerdhen e fëmijëve Yllka. Të gjitha këto shkolla dhe këto çerdhe, janë të lidhura me kompaninë të quajtur Institucionet Edukativo të Gylistanit. Në krye të kësaj kompanie qëndron: ‘’FETO Prishtina dhe Imami i arsimit’’ Mustafa Erdem.

FETO me qëllim që t’i fuqizojë rrënjët e tij në Kosovë, filloi në zhvillimin veprimtarisë nëpërmjet OJQ-ve. Është themeluar: Fondacioni Edukativo-Kulturor të quajtur Atmosfera. Ndërsa imami gjeneral, Talip Aktash (Talip Aktaş), është duke udhëhequr Atmosferën e FETOS në Kosovë. Aktash pas shërbimit të detyrës së tij për 8 vite me radhë në Shqipëri, në vitin 2004 kishte ardhur në Kosovë. Edhe bashkëshortja e tij me rolin e saj të prijësit te femrave, Hatixhe Akshtash (Hatice Aktaş) është duke zhvilluar ligjëratat e saja me gratë. Ndërsa miku dhe bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, është ‘’imami vendas’’ (shtetasi i Kosovës) Erol Tabak. Qëllimi dhe aktiviteti i parë i Fondacionit Atmosfera në këtë shtet (Kosovë), ishte organizimi dhe bashkëpunimi me shoqatat e zejtarëve (tregtarëve).

Të ardhurat të cilat do të mblidheshin (tuboheshin) nga zejtarët (tregtarët), me parat e mbledhura kinse për bamirësi dhe për kurbane, këto para u shfrytëzuan dhe u shpenzuan për përkthimin e librave të Fetullah Gylenit në gjuhën shqipe.

Intelektualët e njohur të Kosovës siç janë Milazim Krasniqi dhe Fadil Maloku, në lidhje me Fetyllah Gulenin dhe rreth librave të tija, kanë shkruar disa artikuj(shkrime). Ashtu sikurse në shumë revista të tjera, po ashtu edhe në revistën Paqja, janë botuar lajme dhe reportazhe në lidhje me aktivitetet e Gylenit.

Në saje të Fondacionit, janë hapur edhe konviktet në kuadër (shërbim) të nxënësve-studentëve që i vijojnë mësimet-ligjëratat nëpër shkollat mesme dhe nëpër universitete, në disa qytete të Kosovës: në Prishtinë, Prizren, Pejë, dhe në Gjilan. Ende janë duke i zhvilluar (organizuar), ligjëratat e matematikës, të lëndëve shkencore si edhe kurse të gjuhëve dhe organizimi i panaireve.

Me qëllimin e shëtitjes dhe të vizitës, intelektualet dhe biznesmenët kosovar janë duke i dërguar në Turqi dhe në Shqipëri. Mbrapa të gjithave këto qëndron propaganda e Gylenit. Qëllimi i tij i vërtet është që ta harrojnë familjen, që ta harrojnë dashurinë që e kanë për vatanin (vendin) dhe popullin e tyre, që ti zhvillojnë ushtarët që do të punojnë në kudër të Fetulla Gylenit.

‘’Imami i Prizrenit’’ Ugur Toksoj është përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve të Gylenit në qytetin e Prizrenit. Duke marrë pjesë në organizimet e Shoqatës ‘A Nuk Ekziston Askush’ (Kimse Yok Mu), edhe prijësja e femrave të Prizrenit Xhanan Toksoj (Canan Toksoy), është duke i zhvilluar panairet dhe aktivitetet propagandistike të organizatës së Gylenit.

Në vitin 20113 është themeluar shkolla e Mesme e Hasan Nahi nën funksionimin e Fondacionit Atmosfera. Kjo shkollë e cila është në kundërshtim me Shkollat e Mesme të Medresesë së Turqisë, me programin e saj të ashpër dhe sa më konservator është duke synuar tek kosovarët që janë të dobët për nga ana financiarë.

Në bazë të kësaj mund që të supozoni, ne vazhdimin e shkollimit pa pagesë ose më një çmim sa më të ulët. Përkundrazi aspak nuk është kështu. Nëpër Kolegjet e tjera të Kosovës, çmimet mesatare të shkollimit sillen rreth 800 euro. Në shkollën ‘Hasan Nahi’ për një vit shkollor paguhen 1250 euro. Ndërsa çmimi i vijimit të mësimit në Kolegjin Mehmet Akif Ersoj përfshin 3000 euro për një vit shkollor. Nëse supozohen të ardhurat mesatare rreth 360 euro, të një kosovari të diplomuar (Bachelor), ju mundeni që ta kuptoni më mirë se kjo shkollë kujt dhe çafër qëllimi është duke i shërbyer.

Nëpër shkollat e FETO-s, nuk i vijojnë mësimet fëmijët e varfër dhe me kushte të dobëta ekonomike, por këtu janë duke i vijuar mësimet nëpërmjet bursave fëmijët e politikanëve dhe të burokrateve. Për shembull djali i Hashim Thaçit, presidentit të Republikës së Kosovës është i diplomuar po nga kjo shkollë.

Edhe fëmijët e kyeparlamentarit Jakup Krasniqit, ministrit të Ekonomisë Ahmet Shala, ministrit të Mbrojtjes Agim Çekut, ministrit të Shëndetësisë Ferit Aganit, janë diplomuar nëpërmjet bursave në shkollat e Gylenit. Tani edhe fëmijët e ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli janë duke e vazhduar shkollimin në këto shkolla përmes bursave.

Natyrisht këto mirësi nuk janë pa interes ( nuk shërbehen falas ). Atë që ju ka dhënë Feto përmes piklave (stërpikave), do t’ua merr përmes një luge të madhe. Është një tregues i hapur dhe që vërehet, për marrjen e tokave përsipër nga ana e Gylenit gjatë ndërtimit i kolegjit Mehmet Akif Ersoj në qytetin e Prizrenit dhe në qytetin e Lipjanit.

Javën e ardhshme mund që të vazhdojmë në përshkrimin e detajeve të këtyre tokave.

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt. Gazeta mbështet vijën e Erdogan.



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne
Bota

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

28 Korrik, 2025 6:11 pm
Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi
Bota

Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi

28 Korrik, 2025 6:09 pm
Para
Fotolajm/ Armina heq sutjenat, duket super atraktive

Fotolajm/ Armina heq sutjenat, duket super atraktive

Boshnjaku flet 56 gjuhë të huaja, të renë e mëson vetëm për dy javë

Boshnjaku flet 56 gjuhë të huaja, të renë e mëson vetëm për dy javë

Fotolajm/ Anjeza Vuthaj publikon foto “hot” nga shtrati

Fotolajm/ Anjeza Vuthaj publikon foto "hot" nga shtrati
















TE FUNDIT

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
28 Korrik, 2025

Qëllohet me thikë një i ri në Vlorë. Ngjarja ka ndodh në lagjen Pavarësia pranë nje berberhane. I plagosuri me...

Lexo më shumë

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
28 Korrik, 2025

Një tjetër hap drejt teknologjisë së së ardhmes vjen nga Kina. Kompania Unitree Robotics ka prezantuar robotin e saj më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com