Vijojnë mediat ndërkombëtare të fokusohen te problemi i Maqedonisë, duke e paraqitur gjendjen si tepër kritike dhe të ngjashme me skenarin Ukrainas, ku qindra-mijëra protestues në Maiden të Kievit rrëzuan qeverinë pro-ruse para pak vitesh.
“Një skenar ukrainas nuk është i pamundur edhe në Maqedoni, ku mund të ndërhynin edhe shtetet tjera në konfilkt.
Mbi të gjitha Shqipëria, sepse 25 përqind e popullatës në Maqedoni e përbëjnë shqiptarët, që prej kohësh ndjehen si qytetarë të klasës së dytë,” shkruan mes tjerash krone.at.
Përndryshe krone.at, përkundër që është gazeta më lexuar austriake është shquar për artikuj kontraversë./Bota Sot