Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, ka deklaruar se ushtria izraelite ka vrarë gabimisht 3 qytetarë nga Izraeli, të cilët ishin pengje të Hamasit.
Gjatë një sqarimi për mediat, Hagari është shprehur se ushtarët nuk kanë arritur të dallojnë se kush ishin 3 pengjet, duke menduar që janë eksponentë të Hamasit dhe si pasojë kanë qëlluar drejt tyre, duke i vrarë.
Bëhet fjalë për Yotam Haim, Samer Talalka dhe një i tretë, emri i të cilit nuk do të publikohet me kërkesë të familjes, tha Hagari.
Hagari shtoi se IDF merr përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe një hetim është hapur për ngjarjen.