Rusia po përballet me largimin e të qytetarëve nga vendi për shkak të sanksioneve të vendosur nga shtetet perëndimore.
Duke se për të ndaluar këtë, Rusia ka menduar të publikojë një video propaganduese të titulluar “Koha për të shkuar në Rusi”, ku flet për ekonominë, kulturën e vendit si dhe për çmimin e gazit.
Videon e kanë shpërndarë zyrtarë të ambasadës ruse në Spanjë, ku thuhet se Rusia mund t’i bëjë ballë mijëra sanksioneve.
Por kjo video është kthyer në objekt tallës në rrjet. Në anën tjetër realiteti në këtë vend është krejt ndryshe, atje mungon liria e shprehjes, mediat janë të kontrolluara nga Presidenti Vladimir Putin, e ata që mendojnë ndryshe brenda natës “zhduken” pa gjurmë.
Në video tentohet të reklamohet “jeta e lirë”, ku energjia elektrike, uji, gazi e femrat e bukura e bëjnë këtë vend të “përkryer” për të jetuar.