Edgat Cani nuk e ka vendosur ende ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por po shtohen dukshëm shanset që të qëndrojë te Piza. Sulmuesi shqiptar vjen nga një sezon i shkëlqyer, duke ndihmuar Pizën të ngjitet në Serinë B italiane, por rinovimi i tij ka mbetur pezull. Kjo për faktin se duhen diskutuar detajet financiare, por ishte e paqartë edhe situata e trajnerit Xhenaro Gatuzo, ai i cili e mori te Piza. Tani vjen lajmi se Gatuzo qëndron te Piza dhe është gjetur marrëveshja zyrtare. Drejtori sportiv Fabricio Lukezi, miku i Gatuzos, ia ka shitur aksionet e tij presidentit Fabio Petroni, ‘armiku’ i Gatuzos. Gatuzo qëndroi me kushtin që të qendronte edhe Lukezi.