Shpiket tualeti që nuk ka nevojë për ujë.
Tualeti njihet si “Nano Membrane Toilet”, dhe është financuar nga Fondacioni Gates më 2012 për $710,000.
Dizajni është pa ujë, i lehtë për t’u përdorur dhe do të bëhet shpejtë pjesë e higjenës publike.
Më shumë se 2.4 miliardë njerëz në botë jetojnë ende në kushte jo-higjenike. Pa qasje në ujë të pastër, këto komunitete në rrezik përballen me sëmundje kërcënuese për jetën, që përhapen si pasojë e higjenës së dobët dhe mungesës së ujit.
Por, me këtë vegël të re tualeti që nuk ka nevojë për ujë, kjo pritet të ndryshohet.