Një punonjës i Gardës ka tentuar vetëvrasjen, duke qëlluar veten me armën e shërbimit.
Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në Qytetin Studenti.
Si pasojë 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.