Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gardianët grekë rrëfejnë si e torturuan në qeli Ilia Karelin

2016/07/23 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gardianët grekë rrëfejnë si e torturuan në qeli Ilia Karelin

Përgjatë procesit të gjykimit për 13 gardianë që akuzohen se rrahën barbarisht të burgosurin shqiptar Ilia Kareli, kanë dalë dëshmi tronditëse nga vetë policët e burgjeve, ku spikat goditja në kofshë me një leckë të lagur dhe me nyje. Në Gjykatën e Selanikut, para disa ditësh janë dëgjuar dëshmi të reja nga personat që ishin të pranishëm gjatë rrahjes së Ilia Karelit, ndërsa mes të akuzuarve ndodhet edhe drejtori i burgut të Nigritës, ku shqiptari dha shpirt.


Përveçse me grushte e shkelma, marsin e vitit 2014, Kareli u rrah me shkopinj gome, iu vu tel elektrik në trup gjersa iu dëmtua zemra, u qëllua me leckë të lagur dhe ndaj tij u praktikuan arte marciale nga gardianët, gjersa dha shpirt në shtratin e burgut të Nigritës në Greqi. Zemra e tij u soll në Tiranë, ku iu bë ekspertiza nga Mjekësia Ligjore. Kareli u transferua në Nigrita nga burgu i Malandrinos, ku kishte vrarë një gardian grek dhe pak para se të mbërrinte atje, e futën në një stacion policor.

Policët e burgjeve kanë shpjeguar për hetuesit dhe gjykatësit momentet fatale para se 42-vjeçari të ndërronte jetë nga torturat. “Kur e pashë unë kishte shenja në krah dhe gjoks, të formuara nga goditjet e dhunshme”. Një tjetër efektiv burgjesh u shprej se Kareli kishte marrë goditje në anën e pasme të trupit dhe në pjesët e ulëta. Teksa dëgjoheshin këto dëshmi, reagoi njëri prej të akuzuave, i cili i konsideroi të pavërteta këto deklarime. “Unë mohoj këto që tha ai, po gënjen”-u shpreh gardiani. Procesi gjyqësor u ndërpre dhe do të vazhdojë javën e ardhshme me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tjerë.

Para se të vdiste i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli (Kudret Kume) u tha gardianëve grekë se “Dua vetëm të pushoj pak, jam shumë i lodhur”. Një infermiere në burg pati thënë se “nuk ka rëndësi shëndeti i tij”, ndërsa një gardian, pas rrahjes disaorëshe, e kishte pyetur se për çfarë kishte nevojë.

Më herët në hetuesi u paraqitën dy policë që shërbejnë në rajonin policor të Fokidas. Njëri nga policët mori pjesë në transferimin e 42-vjeçarit Kareli nga burgu i Malandrinos, ndërsa tjetri ka vepruar si zëvendëskomandant në këtë segment. “Unë e pashë Karelin në mëngjesin e 26 marsit (një ditë pas vrasjes të gardianit grek) në qendrat e paraburgimit. Ai ishte goditur në sy dhe kishte plagë në qafë. Unë fola me të dhe e pyeta nëse kishte nevojë për diçka. Ai u përgjigj se nuk kishte asgjë dhe e vetmja gjë që kërkoi ishte të flinte. Ishte i qetë, kishte qartësi”, tha polici. Sakaq, në lidhje me goditjet ai u përgjigj se “Me sa duket plagët ishin shkaktuar në burgun e Malandrinos”. Nga ana e tij, kolegu tjetër ka thënë e kishte parë mavijosjen në shpatullën e 42-vjeçarit dhe një shenjë në sy. I pyetur në lidhje me plagët, ai u përgjigj se “Mund të ishin shkaktuar para se ta merrnim nga burgu”. Ai parashtroi më tej se, në udhëtimin e tij, vazhdimisht e pyeti të burgosurin nëse ai ishte mirë me shëndet dhe nëse kishte nevojë për një mjek, por Kareli i ishte përgjigjur se dëshironte vetëm të pushonte pak. Këtu del një moment tronditës, pasi polici shton se i kishte thënë një infermiereje t’ia shikonte plagët, por ajo i kishte thënë se “Shëndeti i tij nuk ka rëndësi”.

Në këtë proces ka dhënë dëshminë e tij edhe oficeri i burgut të Malandrinos, i cili ishte thirrur bashkë me kolegët për të marrë Karelin nga qelia ku kishte kryer vrasjen dhe ta çonin në dhomën e sigurisë. “Ata më thirrën më herët për të shkuar në shërbim, për shkak të incidentit me gardianin. Ne ishim shtatë persona të ngarkuar për të marrë Karelin nga vendi i krimit dhe ishim të parët që shkuam atje, rreth gjysmë ore pas vrasjes”, e ka nisur rrëfimin e tij gardiani. Më tej ai shtoi se “Nuk ishte një përleshje me të burgosurit e tjerë. Kufoma e kolegut ishte jashtë qelisë, në një pellg gjaku. Kareli ndodhej në mes të qelisë dhe ishte me gjak gjithandej, në fytyrë, në duar… Ai tha se ky ishte vetëm fillimi dhe se do të merrte një tjetër me vete. Kareli kishte plagë në dorën e tij, të cilën e kishte mbështjellë me një peshqir. Syrin e kishte mirë dhe na dha duart, duke pranuar prangat. Më pas e çuam në një dhomë të veçantë”./Shqip



Ju sugjerojmë

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
Bota

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

18 Maj, 2025 8:40 am
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

18 Maj, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:32 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:30 am
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Para
“Në Mynih kanë qëllur me armë tre persona”

"Në Mynih kanë qëllur me armë tre persona"

Video-Autostrada Tiranë-Durrës/ Radha e gjatë e makinave bllokon trafikun

Video-Autostrada Tiranë-Durrës/ Radha e gjatë e makinave bllokon trafikun

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

17 vjeçari hidhet nga ura e mbikalimit Tiranë-Durrës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
18 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora...

Lexo më shumë

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
18 Maj, 2025

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kërkojnë votën e rumunëve një ekstremist i krahut të djathtë, George...

Lexo më shumë

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
18 Maj, 2025

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur, pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane...

Lexo më shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
18 Maj, 2025

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Nga tvklan mësohet se i plagosuri ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com