Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për kreun e PD-së/ Sot mblidhet Kryesia, nuk ka konsensus, Patozi dorëhiqet nga garimi

2017/07/03 at 12:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për kreun e PD-së/ Sot mblidhet Kryesia, nuk ka konsensus, Patozi dorëhiqet nga garimi

Partia Demokratike ka njoftuar se në orën 19.00 do të mbledhë Kryesinë saj ku do të parashtrohen edhe kandidaturat për që do të garojnë në garën për kreun e partisë. Sipas kreut të “ngrirë” Lulzim Basha, kohën se kur do të fillojë fushata do e caktojë grupi organizator. Ndërkohë që një nga kandidatët ende jo zyrtar në këtë garë, Astrit Patozi është shprehur në një status të tijin të fundit se Lulzim Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme ne PD, duke lënë të kuptojë se nuk do të marrë pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike që do të mbahet më datë 22 korrik.

LULZIM BASHA ZGJODHI FARSËN DHE JO GARËN E NDERSHME NË PD.

Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.

Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t’i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.

Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor.

Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur.

I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund kèsaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.

Ky ishtë detyrim i panegociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe edhe të gjitha kërkesat e tjera.

Ndaj është fare e qartë për të gjithë,

Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.

Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.

Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.

Etiketa: astrit patozilulzim basha

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
Kryesore

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

11 Tetor, 2025 2:08 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

11 Tetor, 2025 1:26 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Kosovë/ Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

11 Tetor, 2025 12:45 pm
IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje
Aktualitet

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

11 Tetor, 2025 12:42 pm
Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari
Kronikë

Shpërndante kokainë në bulevardin “Nënë Tereza”, në pranga 22-vjeçari

11 Tetor, 2025 11:56 am
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë
Bota

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 Tetor, 2025 11:32 am
200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Bota

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

11 Tetor, 2025 9:12 am
Para
Këto janë 3 problemet më të zakonshme të shtatëzanisë dhe ja si mund t’i rregulloni

Këto janë 3 problemet më të zakonshme të shtatëzanisë dhe ja si mund t’i rregulloni

Armina poston foto komplet pa make –up, ja si duket blogerja e njohur vetëm ujë dhe sapun

Armina poston foto komplet pa make –up, ja si duket blogerja e njohur vetëm ujë dhe sapun

David Beckham ka një përgjigje për të gjithë ata që kritikuan puthjen në buzë me vajzën e tij

David Beckham ka një përgjigje për të gjithë ata që kritikuan puthjen në buzë me vajzën e tij

TE FUNDIT

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim

Zgjedhjet/PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet” dorëzojnë kërkesën në KQZ për regjistrim
11 Tetor, 2025

Partia Socialiste, LZHK dhe "Shqipëria Bëhet", partitë e para që dorëzojnë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme të...

Lexo më shumë

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin

Ndeshja Serbi-Shqipëri, rreth 5000 forca policie për të ruajtur rendin
11 Tetor, 2025

Rreth 5000 forca policie do të angazhohen për të ruajtur rendin në kuadër të ndeshjes Serbi-Shqipëri që zhvillohet mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Kosovë/ Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
11 Tetor, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të...

Lexo më shumë

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje

IMT bllokon pallatin në Astir, mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje
11 Tetor, 2025

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës vazhdoi edhe këtë fundjavë në disa zona të cilësuara problematike për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com