Me futjen e eksponentit të mazhorancës, ose më saktë përfaqësuesit të Edi Ramës në garë, ka vdekur gara sportive. Gazetari Armand Shkullaku ka theksuar sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, se futja në garë e një eksponenti të tillë, tregon se kjo garë është shndërrua në një garë politike.
Shkullaku tha se LSI-ja, PDIU-ja dhe kryesisht eksonent të saj kanë shkuar deri në Devoll për të blerë vota dhe sipas tij kjo se çfarë po ndodh është një turp.