Skënder Bruçaj, kreu aktual i Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) është tërhequr nga gara për një mandat të dytë. Por teksa zgjedhjet mbahen nesër, ish-kryeminsitri Sali Berisha thotë se garën do ta fitojë myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
“Mos harroni se ndonjëherë në qimet e mjekrës së imamit fshihet ai që qoftë tretë, pra vet shejtani. Fjale e urtë huaj. Për analogji, në qimet e mjekrës se Imam Ylli Gurrës fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega! Rrofte kryeimami i narkoshtetit!”, shkruan Berisha.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës. Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar/ Opinion.al