Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për “Expo Albania”/ Rama: 5 finalistë nga 60 aplikantë, t’i japim Shqipërisë më në fund një qendër të re

2024/04/25 at 10:24 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për “Expo Albania”/ Rama: 5 finalistë nga 60 aplikantë, t’i japim Shqipërisë më në fund një qendër të re

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për “Expo Albania”, i cili po zhvillohet ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se janë vetëm 5 finalistë të përzgjedhur për fazën finale, prej të cilëve 2 amerikanë dhe 3 evropianë.

Sipas Ramës, konkursi ka si qëllim përzgjedhjen e projektit, që juria do të shohë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë më në fund një qendër të re me organizime të posaçme.

”I rëndësishëm në rrugën e transformimit të vendit dhe në një fazë të re zhvillimi ku ka hyrë vendi ynë që lidhet ndër të tjera edhe me kontributin e arkitekturës në këtë transformim dhe me praninë e një rrethi të gjerë arkitektësh me prestigj ndërkombëtar, të cilët shtohen dita-ditës në funksion të jetësimit të një të ardhmeje që arkitektura ndihmon ta shohim më pranë dhe ta parashohim përmes shprehjeve dhe shfaqjeve të saj.  Është kënaqësi dhe privilegj të kemi një tjetër mbledhje që mbledh arkitektët nga e gjithë bota për të konkurruar për një tjetër projekt ambicioz dhe që sjellin një tjetër kontribut për Shqipërinë në një nivel tjetër zhvillimi ku ne kemi bindjen e palëkundur se kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm.

Ky konkurs ka si qëllim përzgjedhjen e projektit që juria do të shohë si më të përshtatshëm për t’u ndërtuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë më në fund një qendër të re, ku do të kemi infrastrukturë për organizime të posaçme që nga panairet e deri tek ekspozita e artit, tek eventet, konferencat, takimet e përmasave të ndryshme dhe patjetër dhe një destinacion për banorët e Tiranës, por edhe për vizitorët që do të gjejnë arsye për të vizituar këtë hapësirë të re që po ndërtojmë. Për ne, kjo është një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha ato organizime. Vjen në momentin e duhur sepse disa vjet më parë do të kishte qenë e parakohshme të investoje masivisht në këtë lloj strukture. Ka nevojë Shqipëria për këtë në mënyrë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicies së saj.

Kemi pasur një listë të interesuarish që deri tani ka qenë lista më e gjatë e studiove ndërkombëtare për një konkurs ndërkombëtar tonin, afro më shumë se 60 aplikantë, ajo që na ka entuziazmuar dhe prekur ka qenë cilësia dhe reputacioni i tyre. Besoj se kemi zgjedhur 5 finalistë që meritojnë të gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë për faktin që e pranuan këtë sfidë dhe erdhën në Shqipëri. 4 prej 5 finalistëve janë të rinj në Shqipëri dhe kjo na bën të lumtur sepse ata nuk janë vetëm 4 të rinj të sapoardhur nga bota e arkitekturës, por 4 realitete të shkëlqyera në botën e arkitekturës, për herë të parë kemi 2 amerikanë që po përpiqen të pushtojnë këtë vend dhe 3 evropianë që po përpiqen ta ruajnë këtë vend. E mirëpresim këtë pushtim nëse do të ndodhë sepse nuk do të jetë përmes bombave, por përmes arkitekturës lulëzuese. I uroj të gjithëve suksese, uroj që ndërkohë që fituesi do të ndërtojë qendrën e ekspozitës, ata që nuk do të fitojnë do të merren me gjëra të tjera. Të pritur të mbështesim të gjithë të kenë shansin të ndërtojnë me ne këtë Shqopëri të re”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

21 Janar, 2026 11:45 am
Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
Kryesore

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

21 Janar, 2026 11:08 am
Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
Para
SHBA i dërgon Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash

SHBA i dërgon Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash

Makina përplas për vdekje gruan në Fushë Krujë, drejtohej nga një 16-vjeçar

Qëlloi me armë zjarri drejt makinës së 39-vjeçarit në Vaun e Dejës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 

Polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit

Polumbarët gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit

TE FUNDIT

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri te Fresku dhe në Tufinë, 3 të arrestuar
21 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti, pjesë e një grupi kriminal që...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron

Bordi i Paqes/ Trump fton edhe Osmanin, Rama e uron
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama uroi Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump, për të qenë pjesë...

Lexo më shumë

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
21 Janar, 2026

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën...

Lexo më shumë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com