Kjo është gara më e ftohtë që është parë ndonjëherë. Ajo zhvillohet në një nga vendet më të ftohta të Rusisë, Yakutsk aty ku temperaturat arrijnë në -45 gradë celcius.
Disa nga çiklistët nuk e nisën garën pasi biçikletat e tyre kishin ngrirë, ndërsa 14 të tjerët e çuan atë deri në fund, raporton The Siberian Times.
Fitues u shpall Andrei Popov, i cili përshkoi 10 km për 30 minuta e 44 sekonda.