Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ganimete…

2016/07/06 at 12:02 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Me celular

Nga Edison Ypi


Maksi tha se nuk e dinte ku ishte ajo barraka e pisët ku pa u gdhirë e nesërmja e ditës së parë të internimit Ti dhe nëna jote varët vetet në një katund të Myzeqesë aty kah mesi i viteve ’60.
Xiko dinte diçka. Një shok ushtrie i kishte thënë se tmerri kishte ndodhur në Libofshë. Xiko shtoi se emri Yt, Ganimete Cuka, i kujtonte edhe diçka tjetër; Në ato vite, daja i tij, Adnani Ypi, kolonel i NATO-s në Gjermani që stërviste diversantë për t’i hedhur në Shqipëri, u dërgonte hera-herë ndonjë rrobë nga ato që, pa të njohur, mik pas miku, frik’ pas frike, Xikua të kishte dhënë Ty.
Një ushtri e tërë ish të burgosurish të Spaçit, Burrelit, Bulqizës, Ballshit, të pa punë nga ata që pinë kafe të lira tek kolonat e Pallatit të Kulturës, më adresuan të gjithë në Myzeqe, por secili në fshatra të ndryshëm; Grabian, Çermë, Gjazë, Karbunarë, Libofshë, Zhamë, Seman, etj.
Burhani, i cili kishte dëgjuar por nuk dinte gjë të saktë, më drejtoi tek Tori. Mirpo legjenda e burgjeve, Tori, s’ka celular, s’ka asgjë.
Musai tironc, Ti tironce, e pamundur të mos e dijë Musai ku u vetvare Ti. Por as Musai s’dinte gjë të saktë.
Agimi thotë se ke qënë e dashuruar me një kolonel anglez. Disa oficerë të Sigurimit deshën por s’mundën të të përdhunonin. Një ditë në atë barrakë të qelbët dhe atë fshat të mjerë vajte bleve një litar. E ndave litarin më dysh me sëpatë. Skajin e njërës gjysëm ia lidhe në qafë nënës, skajin tjetër vetes, pastaj ia rrëzove stolin nën këmbë nënës. Sipas Agimit fshati i gjëmës tënde është Grabiani.
Por Agimin e kundërshton Besimi. Besimi më adreson, o në Ndërnënas, Gjazë, Karbunarë, o diku atje rrotull. Tepër aproksimativ Besimi, i cili shton se këtë mesele e di më mirë Leka ose Tomorri. Mirpo Leka ka vdekur dhe Tomorri s’dihet ku është.
Tjetër legjendë burgjesh, Qaniu. Qaniu celular ka, por nuk e përdor.
Kastrioti thotë se gjurmët e Tua duhet t’i kërkoj në Ministrinë e Brëndëshme. S’e ka keq Kastrioti. Por Ty dhe burokratët e ministrive nuk do t’i mpleks kurrë deri sa të vdes.
Donika. Ajo që përndjekjen e ka më të ngatrruara se ngatërrimi, duhet të dijë ndonjë gjë. Po. Donika thotë se të ka njohur. Ka qënë një herë në shtëpinë Tënde për të qepur diçka për çupën e vogël. Mban mënt nga ajo vizitë e shkurtër klasin Tënd, sjelljen Tënde aristokratike, por asgjë më tepër.
E pamundur të mos dijë për Ty Meti për të cilin thonë se të ka pasur të dashur. Meti të kujton me respekt të thellë. Me lot në sy, Meti kujton sjelljen Tënde fine, dijet e Tua, hiret e Tua, elegancën Tënde. Por mjerisht as Meti nuk e di fshatin e mënxyrës, e le më barrakën.
Enciklopedia e skutave, Doriani, më mbyt me informata të turbullta.
Serioz, nervoz, pretencioz, ultimativ, Urani i stërvuajtur dhe stërpërndjekur, interesimin tim e quan të kotë dhe Ty thjesht kurvë.
Do iki vet’ fshat më fshat.
Nga t’ia nis ?!
Do t’ia nis nga Manastiri i Ardenicës, pra nga ku Zoti sheh gjithçka.
Nga Manastiri i famshëm me varre nën të, kumbanare përmbi, po zbres drejt Manastirit Tënd të panjohur dhe të përmbysur me varre përmbi, kumbanare nën të.
Në Libofshë, ku askush nuk di gjë për Ty, më drejtojnë në një fshat tjetër që quhet Ndërmënas.
Në Ndërmënas më tregojnë për një plak të moçëm i cili kur ka qënë i ri ka bërë apelin e të internuarve, pra ka qënë spiun. Spiunët dinë. Por spiuni po fle.
Një tjetër i moçëm, jo spiun, mbi 80 vjeç, nuk po fle, por ndodhet larg duke kullotur dhentë në derdhje të Semanit. Vete dhe e pyes. Krruan e krruan kokën, por në hatër s’i vjen asgjë.
Duhet të kthehem. Nga Ndërmënas në veri të derdhjes së Semanit, në Ndërnënas në jug të po asaj derdhjeje.
Dikush rrugës të cilit i thashë se po të kërkoj Ty, më tha “je i rrjedhur”. Një tjetër pak më tutje më tha “je i pjerdhur”. Edhe më tutje një i tretë më tha “je i lojtur”. Mu në mes të fushës një i katërt as më shau as më ngau, më shiti një sharqi të kalbur.
Në fshatrat e internimeve në dalje të Fierit në drejtim të detit, askush nuk di për Ty.
Në Ndërnënas takoj një kosovar mitrovicali. Thotë se babain ja vrau kurvi kur babai ishte 23 vjeç, pastaj e internuan këtu kur vet ai ishte 3 vjeç.
Edhe mitrovicaliu për Ty s’di asgjë. Megjithatë, pasi mendohet pak, thotë se disa kilometra më tutje ka qënë një fshat të internuarish imoralë, ndoshta atje.
Në fshatin e “imoralëve” të internuar një tufë pleqsh më ftojnë për kafe. Rretheqark toka të pafundme të pa punuara sepse të kripura. Flasin për projekte madhështore me fusha plot me mullinj ere që do prodhojnë energji elektrike dhe do begatojnë zonën dhe Shqipërinë. Derisa të begatohet zona, fshati është plot me plehra dhe vjetërsira nga koha e traktorëve të lavdishëm me buçima që çanin arat e kripura. Për ato kripëra e ato helme, ato kasolle e ato derte, ata njerëz e ato halle, poeti Pano Taçi shkruajti poemën madhështore “Balada e Pordhës”. Në barrakat e imoralëve të dikurshëm sot gjallojnë evgjitë qeflinj. Plot pleq të moralshëm të fshatit të “imoralëve” betohen me kryet nga Manastiri se për Ty nuk dinë asgjë.
S’di nga t’ja mbaj.
Ja ther për në Grabian.
Rrugës ndal dhe pyes. Nuk dinë asgjë.
Barinj të vegjël nuk mbajnë më në brez pagure por shishe plastike. Djem të rinj mbi motorra gjarpërojnë fushave duke lënë pas shtëllunga pluhuri që ngrihen lart si nëpërka të harbuara. Emigrantë me të fejuara. Mesoburra që u përgjigjen pyetjeve me pyetje. Vetëm ose dy nga dy të zëna përdore, vajza të krehura bukur që shetisin ngadalë në muzg. Zonjë e moshuar që me lot në sy kujton tmerret e së kaluarës dhe ankohet për të tashmen. Thotë se më besnikët dhe më të zellëshmit e diktaturës janë ata që sot kanë ngritur vilat më të mëdha. Fermerë të zellshëm mëngëpërveshur ankohen për shtetin që nuk vendos rregulla dhe për tregëtarët që vinë ua marrin prodhimet badihava. Në një fshat fushor afër Rrogozhinës në dy lokale rresht provuan të ma shisnin kanoçen e Coca Cola-a me çmim Londre. Skeni turp, u thashë, dhe Coca Cola-n nuk ua mora.
Në Grabian duket sikur gjithë fshati po pi kafe. Pleq pensionistë fukarenj që lozin domino mbi trotuare frikësohen mos i fotografoj. Si në të gjithë fshatrat edhe këtu pothuaj asnjë femër. Dikush lavazhin e ka pagëzuar “Hashish”. Një plak i kërrusur thotë se ka qënë sekretar partie për dhjetra vite, nuk ka asnjë interes të gënjejë në këtë moshë, të internuarit i ka dashur shumë, me ta ka pirë kafe ka qarë hallet etj. dhe bën be’ se për Ty dhe nënën tënde nuk di gjë.
Të tjerë pleq thonë të njëjtën gjë.
Nga Rrogozhina në Roskovec, nga Semani në Karbunarë, kryq e tërthor e rrethepërqark i pyeta një për një, për Ty s’dinë asgjë.
E fundit që bëra ishte kjo;
Vajta përsëri në Manastir, ku Zoti sheh dhe di gjithçka.
O Zot i thashë, Ti që varret i ke nën, a di gjë për Atë që varret i ka mbi ?
Nuk u përgjigj. Nuk dinte gjë.
Nga maja e Manastirit ndryshova dritën e botës.
E bëra botën të kuqe. S’pashë asgjë.
E bëra të bardhë, të verdhë, gri, të zezë. Asgjë, asgjë, asgjë, asgjë.
Lëshova mbi botë rrebesh, shi’, rrufe’. Asnjë vetëtimë nga Ty.
E mbyta Myzeqenë e bëra det. Asgjëkund direku i varrit tënd të lartë. Nuk pashë barrakë, litar, varr, as të zbehtën Ty.
Ganimete,
Mjerë Ti që të vranë të re’. Lum’ unë që të kërkoj ku s’je duke u rrënqethur, që të dua kur ke vdekur.



Ju sugjerojmë

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
-U tha në Opinion

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

28 Maj, 2025 11:40 pm
Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

28 Maj, 2025 11:39 pm
Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
Kronikë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

28 Maj, 2025 11:36 pm
Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
-U tha në Opinion

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

28 Maj, 2025 10:57 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin

28 Maj, 2025 10:37 pm
Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Para
Fotolajm/Big Mama në “krahët” e një politikani të njohur, ja kush është ai

Fotolajm/Big Mama në "krahët" e një politikani të njohur, ja kush është ai

I del boja plazheve të Jugut të Shqipërisë, femrat gjysmë nudo

I del boja plazheve të Jugut të Shqipërisë, femrat gjysmë nudo

ISIS në krizë, shet gratë e veta në facebook

ISIS fillon shitjen e vajzave 12 vjeçare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com