Fatos Nano, i vërteti apo i rremi, kjo mbetet për tu vërtetuar ende, gjithsesi, ka bërë të lumtur me qindra njerëz mbrëmë në facebook, të cilët janë habitur dhe ndjerë njëkohësisht të privilegjuar, ndërsa kanë parë në profilin e tyre një friend request nga vetë lideri historik i së majtës Fatos Nano. Profil i vërtetë apo i gënjeshtërt, të gjithë ata që kanë pasur fatin të marrin një kërkesë të tillë për frends, ia kanë plasur gallatës. Ku një syresh shkruante: “Pasi pashë ftesën në profilin i çova një mesazh në inboks Fatos Nanos: Do të besoj që je ti dora vetë, nëse i bën like Edi Ramës.”