Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gafurr Mazreku Qytetar Nderi, reagon ashpër PD: Akt i pashembullt e kriminal i Edi Ramës

2018/06/18 at 2:35 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gafurr Mazreku Qytetar Nderi, reagon ashpër PD: Akt i pashembullt e kriminal i Edi Ramës

“Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edi Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari”. Kështu deklaroi deputeti Gent Strazimiri në deklaratë nga selia e Partisë Demokratike. Ai bëri përgjegjës direkt Kryeministrin Edi Rama, i cili sot përpiqet ti fshihet ketij vendimi.

Deklarata e plotë
:

Urdhri kriminal i Edi Ramës për të nderuar atentatorin e Azem Hajdarit është rilindje së shkuarës më antieuropiane të vendit!


Deklaratë e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri

Në një akt të pashembullt dhe kriminal, Edvin Kristaq Rama shpalli sot Qytetar Nderi të Hasit atentatorin e Liderit të Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.

Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij.

Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati!

Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin.

Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli;
Është vendim i Edvin Kristaq Ramës, i Ditmir Sulejman Bushatit, i Ilir Hamit Beqjes, i Ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi, i hetuesit torturues të komunizmit kundër Lëvizjes Studentore Fatmir Xhafaj, e i sa e sa të tjerëve, oficerë Sigurimi e persekutorë e vrasës, të genit më të mirë të këtij kombi.

Vendimi i Edvin Kristaq Ramës për të nderuar atentatorin e Azem Hajdarit është:
• Rilindje e mëkateve, krimeve monstruoze, perversitetit, injorancës
• Rilindje e së shkuarës më të përgjakshme të këtij vendi.
• Rilindje e anti-Evropës, anti-Amerikës, anti-Perëndimit, i ‘politikës’ së etërve.
• Rikonfirmim i politikës së kriminelëve dhe kriminalizimit deri në memorie.

Edvin Kristaq Rama që sot përpiqet të lajë duart si Pilati, është urdhërdhënësi, frymëzuesi dhe projektuesi i këtij vendimi kriminal, që rrënon çdo shpresë për rikthimin e një situate normale politike në vend.
Është ai, i njëjti, që ne cilësinë e Kryebashkiakut të Tiranës, e njëkohësisht të kreut të PS, refuzoi 2 m2 vend për bustin e Azem Hajdarit, duke e konsideruar atë ‘ndërtim pa leje’!

I biri i vrasësit të Havzi Nelës, duhet ta dijë se po shkon me shpejtësi drejt një, dhe vetëm një fundi të pashmangshëm, fund në të cilin do ta marrë përgjigjen, në emër të të gjallëve dhe të të vdekurve të kësaj partie, e që po e kërkon me ngulm!

Etiketa: Gafurr MazrekuPDqytetar nderireagim


Ju sugjerojmë

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
Aktualitet

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

10 Shkurt, 2026 3:36 pm
Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
Kryesore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

10 Shkurt, 2026 2:30 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Para
Protesta në Dibër, procedohet penalisht deputeti i PD-së së bashku me djalin e tij

Protesta në Dibër, procedohet penalisht deputeti i PD-së së bashku me djalin e tij

Nuk duhet ta humbisni, ja çfarë duhet të dini për trurin e femrave

Nuk duhet ta humbisni, ja çfarë duhet të dini për trurin e femrave

Është nënë e dy fëmijëve, por ja si duket Xhemi Shehu me bikini

Është nënë e dy fëmijëve, por ja si duket Xhemi Shehu me bikini
















TE FUNDIT

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar

“Thaçi maskoi realitetin”, Rama sulmon prokurorin: Idiot ndërkombëtar
10 Shkurt, 2026

“Idiot ndërkombëtar” e ka cilësuar Edi Rama prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha...

Lexo më shumë

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore
10 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për shtyp para protestës së sotme, zbuloi skenarin e saj. "Skenari i...

Lexo më shumë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com