Kryeministri Edi Rama, si përherë është treguar optimist edhe pse kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të thellë (1-3) ndaj Ukrainës, duke thënë se “Le të shpresojmë që kjo miqësore e humbur do të vlejë për përgatitjet e fundit”.
Por përpara këtij statusi, si edhe tregon historia e editimit të postimit, Rama ka thënë një tjetër gjë, por që e ka ndryshuar shumë shpejt, raporton newsbomb.
“Le të shpresojmë që kjo miqësore e humbur do të bëhet vlerë e shtuar për përgatitjet e fundit”, thuhet në statusin fillestar të kryeministrit.