Presidenti rus Vladimir Putin edhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë kërkuar që në një takim të mundshëm në të ardhmen të jetë edhe Donald Trump. Kështu është shprehur Presidenti i SHBA gjatë një interviste.
“Të dy duan që unë të jem aty,” tha Trump në një intervistë për Fox News me Sean Hannity. “Të dy duan që unë të jem aty, dhe unë do të jem.”
Trump, i pyetur nëse ishte i bindur që paqja mund të arrihet në një periudhë relativisht të shkurtër kohe u përgjigj: “Mjaft e shkurtër, po.”
Presidenti Trump gjithashtu pranoi se kishte gabuar kur kishte menduar se konflikti Rusi-Ukrainë do të ishte “më i lehti” për t’u zgjidhur, duke iu referuar premtimit të tij elektoral për ta përfunduar luftën brenda 24 orëve.
“Mendova se kjo do të ishte më e lehta nga të gjitha, por doli të ishte më e vështira,” tha Trump.