Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

G7 paralajmëron Moskën kundër përdorimit të trupave koreano-veriore në Ukrainë 

2024/11/05 at 3:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se sulmoi Ukrainën me raketa të furnizuara nga Pheniani 

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shteteve më të industrializuara (G7) dhe tre aleatë kyçë të grupit thanë se janë thellësisht të shqetësuar me dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusisë dhe mundësisë që ato të përdoren në luftën e Moskës kundër Ukrainës. 

“Mbështetja e drejtpërdrejtë e Koresë së Veriut për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përveç që shfaq përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të kompensuar humbjet e saj, po ashtu paraqet një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit”, u tha në deklaratën e ministrave. 

Përveç anëtarëve të G7-ës – Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Italisë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Kanadasë – deklarata u nënshkrua edhe nga Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re. 

Ministrat po ashtu thanë se dënojnë “fuqishëm” rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë edhe “blerjen e paligjshme” të raketave balistike koreanoveriore nga Rusia. 

Ata thanë po ashtu se janë të shqetësuar lidhur me mundësinë e ndonjë dërgese të teknologjisë së lartë që mund të lidhet me armë bërthamore apo raketa balistike në Korenë e Veriut, duke shtuar se do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë “për një përgjigje të koordinuar” nëse një gjë e tillë do të ndodhte. 

Shtetet e Bashkuara, NATO-ja, Koreja e Jugut dhe Ukraina kanë konfirmuar se mijëra trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi, ndërkaq Uashingtoni ka thënë se ka gjasa që ushtarët të dislokohen në fushëbetejë në Ukrainë brenda ditësh. 

Koreja e Veriut dhe Rusia nuk kanë komentuar për dislokimin e ushtarëve. Por, Pheniani ka deklaruar se mbështesë Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë. /rel 

Ju sugjerojmë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
Kronikë

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

24 Janar, 2026 11:40 pm
“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
Aktualitet

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

24 Janar, 2026 10:27 pm
Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Aktualitet

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

24 Janar, 2026 9:02 pm
Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

24 Janar, 2026 8:15 pm
Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

24 Janar, 2026 7:15 pm
Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

24 Janar, 2026 7:10 pm
Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës
Aktualitet

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

24 Janar, 2026 6:36 pm
Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca
Aktualitet

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

24 Janar, 2026 5:57 pm
Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Para
A do ndikojnë zgjedhjet raportet e SHBA-së me Shqipërinë? Ja si përgjigjet Fevziu 

A do ndikojnë zgjedhjet raportet e SHBA-së me Shqipërinë? Ja si përgjigjet Fevziu 

Balluku: Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari 

Balluku: Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari 

Masakra e Kuçovës ku u vranë 5 policë/I dënuari me burgim të përjetshëm kërkon rigjykim në GJKKO

Shpallet fajtor për korrupsion aktiv, GJKKO dënon me 4 muaj burgim Artur Gashin 

TE FUNDIT

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar

Policia e Shtetit: 11 efektivë të dëmtuar, 23 persona të shoqëruar
24 Janar, 2026

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar, duke deklaruar se 11 policë janë plagosur në protestën kombëtare të Partisë...

Lexo më shumë

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Bardhit me policinë në komisariat

“Kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e  Bardhit me policinë në komisariat
24 Janar, 2026

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
24 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet...

Lexo më shumë

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
24 Janar, 2026

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com