Për fyerjet ndaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie, ka reaguar edhe Hashim Thaçi. Ai në një status në Facebok ka shkruar se çdo fyerja ndaj ambasadori amerikan në Kosovës konsiderohet fyerje edhe ndaj popullit dhe Qeverisë së Kosovës
“Çdo fyerje ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, që përfaqëson popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA-ve, populli dhe qeveria e Kosovës e konsideron fyerje edhe ndaj popullit dhe qeverisë së Kosovës. Ne e kemi për detyrë që t’i respektojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës i mbetet përjetë mirënjohës rolit udhëheqës të SHBA-ve për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH” / Express