Ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm organik për karkaleca, një 32-vjecar nga Tepelena. Dritan Goxhaj, 32 vjeç, nga fshati Luftinjë, u dërgua në gjendje kritike në Spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, u dërgua me urgjencë me helikopter në Tiranë.
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të riun të tentojë vetëvrasjen, por mendohet se kanë qenë borxhet që u kishte të afërmeve të tij.