Shtëpia e futbollisti të Real Madrid, Karim Benzema, ka rënë preh e grabitësve. Ngjarja ndodhi ndërkohë që luhej El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës, të mërkurën e kësaj jave. Një hetim ka nisur lidhur me incidentin kështu që nuk jepen shumë detaje.
Ky nuk është incidenti i parë që ka ndodhur, herë të tjera shtëpitë e disa futbollistëve kanë qenë pjesë e vjedhjeve. Së fundmi ishte shtëpia e Kevin Prince Boateng, ajo që u vodh në zonën e Sarria të Barcelonës.
Duket se e mërkura nuk paska qenë dita e Benzema, ku veç vjedhjes së shtëpisë, skuadra e tij pësoi një humbje prej tre golash./ Opinion.al