Futbollisti shqiptar, Alban Rexhepi ka pësuar një ata kardiak gjatë ndeshjes së futbollit.
Mësohet se 26-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë pjesës së dytë të përballjes mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit në Ligën e Parë kosovare, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 3-2.
Sulmuesi i Vllaznisë, i cili realizoi dhe një gol, Alban Rexhepi ka pësuar një atak kardiak dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor të ekipit të tij për ta mbajtur në jetë të riun.
Ekipi njoftoi se 26-vjeçari është detyruar të kryejë një intervenim në zemër, ndërsa raportohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.
I pranishëm në ambientet e spitalit është parë dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i ka qëndruar pranë futbollistit në këto momente të vështira.