Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla është një prej lojtarëve më të mirë të Serie A dhe futbollit evropian.
Mbrojtësi 19-vjeçar është pjesë e listës me 10 futbollistët më të rinj që kanë luajtur më shumë deri në këtë pikë të sezonit në kontinent. Kumbulla, pjesë e Hellas Veronës, renditet në vendin e 9, me 61% të minutave të luajtura.
Gjatë kësaj periudhe ai ka shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha, Inter, Juventus dhe Napoli. Raporti u publikua nga Organizata Botërore e Statistikave, që pozicionon në vendin e parë Dejan Kulusevksin, futbollistin e Parmës, të transferuar te Juventus./ Opinion.al